Sport

Sassuolo bëhet makth i Interit, Conte dhe Skriniar marrin dy dënime të ashpra

Mbrojtësi sllovak i zikaltërve është dënuar me tri ndeshje. Ai nuk do të luajë kundër Parmës, Brescias dhe Bolognas
Featured image of article: Sassuolo bëhet makth i Interit, Conte dhe Skriniar marrin dy dënime të ashpra Antonio Conte

Sassuolo i kthehet në makth të dyfishtë Interit. Sikur të mos mjaftonte fakti që iu hoqi shanset për titull pas ndeshjes së djeshme të mbyllur 3-3, zikaltrit sot kanë marrë vendimet e komisionit të disiplinës në FIGC.

Trajneri Antonio Conte është pezulluar me një ndeshje. Ai nuk do të jetë në stol kundër skuadrës së Parmës, sepse ka disa kartonë të verdhë për sjellje të papranueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më rëndë e ka pësuar Milan Skriniar. Mbrojtësi u largua nga fusha me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe ofendimet ndaj gjyqtarit i kanë prishur punë. Sllovaku është dënuar me tri ndeshje. Ai nuk do të luajë kundër Parmës, Brescias dhe Bolognas.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment