
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur në lidhje me pushimin e kampionatet për shkak të COVID-19. Ai tregon se gjatë kohës që po qëndron në shtëpi po sheh ndeshje të vjetra të tij.
“Gjatë kësaj periudhe po shoh ndeshje të vjetra dhe po rishikoj idetë e mia të futbollit. Unë po rishikoj të gjitha ndeshjet e Milanit të Sarrit. Mendoj se kanë qenë 20 vite para kohës së tyre”, – tha Sarri për programin “A Casa Con La Juve”.
Numri një i stolit mendon se skuadra e Milanit të Sacchit ishte shumë e mirë. Sarri në intervistën e tij tregon se u rikthye te Juventusi vetëm për shkak të dashurisë ndaj Serie A.
M.P. / Dosja.al