Sport

Sarri përgatit planin, do të shkëmbejë një sulmues me një mesfushor që e ka fiksim të vjetër

Futbollisti është një "zbulim" i Sarrit, pasi ishte pikërisht trajneri italian që e mori nga Napoli në Londër
Featured image of article: Sarri përgatit planin, do të shkëmbejë një sulmues me një mesfushor që e ka fiksim të vjetër Cristino Ronaldo dhe Maurizio Sarri

Merkatoja e verës po afron dhe Juventusi është gati të ofrojë sulmuesin anësor Federico Bernardeschi për ta shkëmbyer me mesfushorin Jorginho te Chelsea. Gazzetta dello Sport shkruan se trajneri Maurizio Sarri ka kërkuar që lojtarin brazilian ta marrë në Torino.

Futbollisti është një “zbulim” i Sarrit, pasi ishte pikërisht trajneri italian që e mori nga Napoli në Londër. 26-vjeçari e konsideron rikthimin në Serie A, pasi ai do të fitojë trofe dhe në Itali ndihet shumë mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmuesi nuk ka arritur të shfaqë veten te skuadra e Juventusit. Ai u ble nga Fiorentina në vitin 2017 për 40 milionë euro, por nuk ka lënë gjurmë. Këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol e ka dhuruar një asist.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment