Aktualitet

Erë e fortë dhe me dallgë, bllokohen tragetet e linjës Sarandë-Korfuz

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë bërë që tragetet e kësaj linje të bllokohen.
Featured image of article: Erë e fortë dhe me dallgë, bllokohen tragetet e linjës Sarandë-Korfuz Foto ilustruese
Përditësuar:

SARANDË– Linja e trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas është bllokuar dhe nuk do ët funksionojë për ditën e sotme. Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë bërë që tragetet e kësaj linje të bllokohen.

Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i ftohtë me temperature të ulëta, ngrica dhe dëborë. Në fshatrat e Kukësit, Topojan dhe Shishtavec, dëbora ka kapur trashësisnë dy metra, gjë që ka sjellë edhe shkëputjen e energjisë elektrike për dy ditë rresht. Disa prej shkollave janë mbyllur gjithashtu. Lundrimet në Durrës kanë rinisur pas pezullimit prej 24 orësh, ndërkohë që në Sarandë, tragetet e linjës Korfuz-Sarandë nuk do të lëvizin, deri në një njoftim të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment