Aktualitet

Dhunoi vajzën e mitur pse nuk kishte larë enët, Policia shoqëron nënën 41-vjeçare

Në një reagim për mediat, policia bën me dije se bëhet fjalë për një rast dhune të rëndë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Featured image of article: Dhunoi vajzën e mitur pse nuk kishte larë enët, Policia shoqëron nënën 41-vjeçare Policia Sarandë

SARANDË- Policia e Sarandës pas publikimit të pamjeve të dhunës, ka vënë ka shoqëruar në Komisariat nënën e të miturës shtetasen E.M. 41 vjeçe. Në një reagim për mediat, policia bën me dije se bëhet fjalë për një rast dhune të rëndë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret”, shkruan Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhuna u denoncua sot me video në emisionin Fiks Fare, ku shihej dhuna e rëndë ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni tregoi se nëna e dhunonte sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment