Aktualitet

Saranda mbytet në plehra, bashkia i jep pastrimin, kompanisë së nipit të Sadri Abazit

Qyteti bregdetar i Sarandës, i konsideruar dhe si një ndër atraksionet kryesore të vendit tonë është nën pushtetin e mbetjeve urbane.
Featured image of article: Saranda mbytet në plehra, bashkia i jep pastrimin, kompanisë së nipit të Sadri Abazit Sadri Abazi

SARANDË– Bashkia e Sarandës ka hapur tenderin për pastrimin, ndërsa prokurimin e ka fituar kompania e nipit të Sadri Abazit. Edhe në këtë rast janë skualifikuar kompanitë në garë përveç fituesit.

Qyteti bregdetar i Sarandës, i konsideruar dhe si një ndër atraksionet kryesore të vendit tonë është nën pushtetin e mbetjeve urbane.

Institucioni nën drejtimin e Adrian Gurmës rezulton të ketë zhvilluar së fundmi pa garë procedurën për pastrimin e qytetit dhe largimin e mbetjeve me një fond limit prej 55.7 milionë lekësh për të ofruar këtë shërbim në një vit.

Thirrjes i janë përgjigjur 4 operatorë ekonomikë por 3 prej tyre janë skualifikuar me argumentin se nuk plotësojnë kriteret. Në këtë mënyrë e vetmja në garë dhe automatikisht dhe fituesja ka ngelur Alko-Impex General Construcion Shpk me ofertën prej 48.4 milionë lekë.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti është Arbër Abazi, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por përveç tenderave, kësaj kompanie i janë dhënë edhe koncesione. Në 23 maj të vitit 2018 Bashkia e Kamzës ka lidhur me Alko-Impex General Construcion dhe një subjekt tjetër një kontratë koncesionare për pastrimin, grumbullimin, transportimin dhe seleksionimin e mbetjeve.

Me një kohëzgjatje prej 12 vitesh ajo kap vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Por vetëm 5 muaj më vonë Agjencia e Prokurimit Publik ka kërkuar përjashtimin për tre vjet të operatorit në fjalë pasi akuzohej se ka paraqitur dokumente me të dhëna të rreme me qëllim kualifikimin në procedurat e tenderimit.

Por pas nisjes në procedurë gjyqësore të kompanisë Alko-Impex General Construcion është shfuqizuar vendimi i APP deri në përfundimin e gjyqit.

ORANEWS

Shto Koment