Aktualitet

“Sarajet e Pashait” gjobë 2 mln lekë se shkatërruan vijën bregdetare, justifikohet biznesmeni Artur Bubeqi: Po e pastroja, iu kërkoj ndjesë!

Biznesmeni Artur Bubeqi me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale është justifikuar duke u shprehur se nuk po dëmtonte mjedisin dhe vijën brendetare por se po pastronte.
Featured image of article: “Sarajet e Pashait” gjobë 2 mln lekë se shkatërruan vijën bregdetare, justifikohet biznesmeni Artur Bubeqi: Po e pastroja, iu kërkoj ndjesë! Foto nga kompleksi dhe gjoba

HIMARË– Kompleksi “Sarajet e Pashait”, është gjobitur me dy milionë lekë pasi ka shkaktuar masakër mjedisore. Një reagim ka ardhur edhe nga biznesmeni Artur Bubeqi, i cili me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale është justifikuar duke u shprehur se nuk po dëmtonte mjedisin dhe vijën brendetare por se po pastronte.

Ai shkruan se çdo vit bën të njëjtën gjë me pretendimin se pastron vendin për turistët për të eliminuar çdo rrezik që mund t’i kanoset atyre.

Sa herë nis e mbaron sezoni, jam i vetmi biznes që dal e pastroj çdo cep të zonës ku jetoj sepse është shtëpia ime. Dje bëra një të mirë në dobi të vendit ku jetoj: thjesht pastrova rërën duke e situr dhe niveluar, duke hequr çdo rrezik që i kanosej fëmijëve tanë nga mbetjet e xhamave dhe jashtëqitjet e qenve endacake! Unë ju kërkoj ndjesë që pastrova dhe ju premtoj që nuk do lëviz me as gishtin e vogël në këtë aspekt, se juve ju pëlqen të zhgërryheni si derrat në lluce! Juve në pisllëk e ndjeni veten rehat në fakt dhe pikërisht këtë rehat prisha unë që u vërsulet si egërsira me lloj-lloj shpifjesh e trazirash!,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej 14 vitesh jetoj tashme ne Dhermi,kam hedhur shpirtin tim dhe energjite e mia ne kete vend! Kam shtruar rruge e linja elektrike nga marin te gjithe bizneset e tjera sot! Kam bere miq per koke ne kete vend dhe festoj pashke cdo vit bashke me ta! Kam ndihmuar pleq te urryer e te lene jashte nga femijet e tyre,por nuk i kam fotografuar! Kam ndihmuar shoke e miq te ngrene punet ne kete vend dhe serish nuk i kam fotografuar! Kam mikpritur deri me sot ne sofren time mbi 80 mije turiste vendas dhe te huaj duke iu ofruar sherbimin maksimal,pa ndihmen e askujt ne keto 14 vite pune,pervec se rrjepjes se vazhdueshme nga cdo qeveri ne vajtje-ardhje! Sa here nis e mbaron sezoni,jam i vetmi biznes qe dal e pastroj cdo cep te zones ku jetoj sepse eshte shtepia ime,vendi ku jetoj,vend te cilin nuk ia vodha dikujt sic po vidhen pronat sot,por e pagova gjate ketyre viteve me djerse e mund! Dje bera nje te mire ne dobi te vendit ku jetoj: thjesht pastrova reren duke e situr dhe niveluar,duke hequr cdo rrezik qe i kanosej femijeve tane nga mbetjet e xhamave dhe jashteqitjet e qenve endacake! Hera e pare qe fotografova dhe filmova aktin tim te pergjegjshem si qytetar por harrova te fotografoj qeset e plerave qe verviten nga makinat lart e poshte,harrova te fotografoj koshat e plerave qe derdhen ne rruge se pastrohen dy here ne jave…Harrova te fotografoj edhe kallemat e kioskave te lena rrugeve pas sezonit te meparshem…Po si harrova une budallai te filmoja kete vend dhe te montoja nje reportazh “Dhermiu ç’eshte-ç’ka qene e c’do te behet”!!!??? Shoh sot neper portale te etiketohem si “masakrues i bregdetit te Dhermiut” dhe them me vete “Aaahhhhh po si nuk me thahen keto duar e nuk i le keta zhulsa te shtrihen mbi mutin e qenve e te cahen nga shishet e qelqit!”Keta zhulsa qe me flasin per prishje te ekosistemit dhe keqtrajtim te plazhit sot,ku ishin dje???? Jo per gje,po nuk kam pare qofte edhe nje individ te vetem te perkulet ne rruge e te hedhe ne kosh nje shishe te hedhur ne shesh,por kam pare shuuuuume individe te masakrojne Dhermiun me plera nga me te ndryshmet! Ama paskam bere gabim qe nuk i kam fotografuar,se mund ti kisha akuzuar per keqtrajtim te hapesirave publike,por jo!!! Heshta dhe i mblodha vete,madje dhe koshin e pare te plerave ne Dhermi e kam blere vete ndonese taksen e pastrim-gjelberimit ia paguaj bashkise! Nuk e kuptoj more njerez,deri ku arrin ligesija juaj!!!????????? Te akuzosh dhe te penalizosh nje individ qe pastron plazhin me fondet e veta,ne vend qe ta beje nje tjeter institucion me fakt!!! Une ju kerkoj ndjese qe pastrova dhe ju premtoj qe nuk do leviz me as gishtin e vogel ne kete aspekt,se juve ju pelqen te zhgerryheni si derrat ne lluce! Juve ne pisllek e ndjeni veten rehat ne fakt dhe pikerisht kete rehat prisha une qe u versulet si egersira me lloj-lloj shpifjesh e trazirash!

Dosja.al mëson se kompleksi në Drymades, në administrim të biznesnesmenit Artur Bubeqi po shkatërronte vijën bregdetare në këtë zonë të Himarës dhe po kryente punime në favorin e tij. Autoritetet vendase pikasën shkeljet dhe gjobitën subjektin me dy milionë lekë, duke proceduar edhe Bubeqin për vepra penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në ““Sarajet e Pashait” gjobë 2 mln lekë se shkatërruan vijën bregdetare, justifikohet biznesmeni Artur Bubeqi: Po e pastroja, iu kërkoj ndjesë!

  1. Ore ndoshta ka te drejte kur thote qe po pastronte, por kete duhet ta vertetoje ne gjykate. Nderkohe qe faktin qe paska shtruar tela e kabllo, sigurisht qe kete e ka bere per biznesin e vet! Kur thote qe ka mikpritur mijera turiste ne radhe te pare e dime si "mikpriten" turistet ne Jugun tone dhe ne radhe te dyte nuk besoj qe keta mijera turiste i ka pritur se s’kane pase vend ku te rrine (per sevape dmth) por i ka mikpritur se i kane paguar te hollat nje me nje.
    Ndersa nese thote qe nuk i ka fotografuar ata dhjetera apo qindra njerez qe paska ndihmuar, atehere mire do ishte mos ta permendte as sot. Thjeshte ta coje ne gjykate dhe te vertetoje qe nuk po e masakronte vijen bregdetare sic kane bere ujqerit ne bregdet deri me sot!

Shto Koment