Showbiz

Sara Hoxha sapo na zbuloi dy sekrete në një dedikim special! Gjininë e bebit dhe ‘xhelozinë’ e Ledionit

Sara Hoxha ka uruar bashkëshortin e saj në një dedikim të ndjerë për datëlindje, ku ka rrëfyer edhe se është në pritje të një djali të dytë!
Featured image of article: Sara Hoxha sapo na zbuloi dy sekrete në një dedikim special! Gjininë e bebit dhe ‘xhelozinë’ e Ledionit Moderatori, Ledion Liço dhe Sara Hoxha bashkë me djalin e tyre London.

Sara Hoxha dhe ledion Liço janë një ndër çiftet më të përfolur në shoëbiz. Së fundmi ata dhanë lajmin e bukur se janë në pritje të një fëmije të dytë dhe Sara shfaqi foton e ëmbël me barkun e rrumbullakosur.

Por, gjininë e bebit nuk e dinim ende! Në një dedikim të ndjerë për shokun e jetës, Sara Hoxha ka treguar dy sekrete të ëmbla!

“Si sot shumë vite më parë, në ditëlindjen e tij, kam takuar shokun tim të shpirtit. Nuk ka njeri më të mirë dhe baba më të mirë, që mund të kisha kërkuar për dy djemtë e mi. Të dua! P.S. edhe pse nuk jeni në median sociale, unë e di që ju kontrolloni postimet e mia në 24 orët e fundit në baza ditore,”– shkruan Sara Hoxha në Instagram.

Ledion Liço ka disa kohë që nuk ka asnjë llogari në rrjete sociale, por profilin e gruas së tij nuk lë pa e kontrolluar!


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment