Rajoni

Sanremo përfshihet nga polemikat, prezantuesi Amedues akuzohet për seksizëm

Kaq shumë femra të bukura duket se në këtë edicion të Sanremos do sjell dhe shumë polemika për seksizëm. Një deklaratë e prezantuesit Amadeus për modelen bukuroshe Francesca Sofia Novello duket se është në qendër të mediave rozë. Modelja është e dashura e kampionit të Moto GP, Valentino Rosi.
Featured image of article: Sanremo përfshihet nga polemikat, prezantuesi Amedues akuzohet për seksizëm Prezantuesit e Sanremos

ITALI- Festivali i 70-të i Sanremo-s ka hapur polemikat e para, për shkak se do prezantohet nga 9 femra dhe mes tyee do jetë vetëm një mashkull, Amadeus. Prezantuesin e njohur italian do e shoqërojnë në prezantim plot 10 femra mes tyre dhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.

Kaq shumë femra të bukura duket se në këtë edicion të Sanremos do sjell dhe shumë polemika për seksizëm. Një deklaratë e prezantuesit Amadeus për modelen bukuroshe Francesca Sofia Novello duket se është në qendër të mediave rozë. Modelja është e dashura e kampionit të Moto GP, Valentino Rosi.

Por shfaqja e modeles dhe si prezantuese duket se ka ngritur pikëpyetje nëse të qenurit e bukur mund të mjaftoj dhe për të prezantuar. Por përzgjedhja e prezantueseve është bërë jo për faktin sa prezantuese të zonja mund të jenë por që të përfaqësojnë të gjitha nuancat femërore në ekran. “Këtë vajzë shumë të bukur, që të gjithë e dinim se është e fejuara e të madhit Valentino Rossi, e zgjodha sepse pashë te ajo njëkohësisht bukurinë por edhe aftësitë për të qenë pranë një njeriu të madh, duke qëndruar një hap pas, pavarësisht moshës së re”, ka qenë komenti i Amadeus, që ka sjell shumë reagime.
Duket se fermrat nuk janë dakort me termin e përdorur nga prezantuesi ‘një hap pas’ duke e parë këtë si seksizëm nga ana e Amadeus. Kjo ka sjell një tjetër reagim të prezantuesit ku ka sqaruar të gjithë situatën. “Me “një hap mbrapa” i referohesha zgjedhjes së Françeskës për të qëndruar larg dritave të reflektorëve, që në mënyrë të paevitueshme janë mbi Valentino Rossi-n. Një vajzë tjetër në vend të saj mund ta shfrytëzonte këtë popullaritet, ndërsa ajo ka zgjedhur të jetë e tërhequr”, shprehet Amadeus.

“Jashtë Chiara Ferragni e Rula Jebreal, në skenë të dashurat e Valentino Rossit dhe Cristiano Ronaldos. Kushedi sa vajza ëndërrimtare në cepa provincash mendojnë se një grua në vitin 2020 mund të bëhet sipërmarrëse pa kaluar në “ishullin e tundimit” apo të bëhet gazetare e suksesshme pa nxjerrë në plan të parë dekoltenë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po nëse në vend të Amadeus do të ishte një vajzë, a do të thoshte ajo se i ka zgjedhur partnerët në skenë sepse “janë shumë të bukur?” Me shumë gjasa jo. Sidoqoftë, kur e prezantoi në krah Gabriel Garkon, Carlo Conti nuk tha asnjëherë se ishte zgjedhur sepse “është shumë i bukur”-kanë qenë një tjetër reagim.

Burimi: La Repubblica

(D.K. Dosja.al)

Shto Koment