Bota

Sanksione kundër firmës kineze Huawei/ Pompeo: Lehtëson shkeljet e të drejtave të njeriut

Ai thotë se të gjitha kompanitë e telekomunikacionit të cilat bëjnë marrëveshje me firmën Huawei ata po bëjnë biznes me abuzuesit e të drejtave të njeriut.
Featured image of article: Sanksione kundër firmës kineze Huawei/ Pompeo: Lehtëson shkeljet e të drejtave të njeriut Sekretari i Shtetit ne SHBA, Mike Pompeo.

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për kompani kineze si Huawei Technologies, duke e akuzuar se kjo e fundit ka lehtësuar shkeljet e të drejtave të njeriut. Ai thotë se të gjitha kompanitë e telekomunikacionit të cilat bëjnë marrëveshje me firmën Huawei ata po bëjnë biznes me abuzuesit e të drejtave të njeriut.

“Departamenti i Shtetit do të vendos kufizime vizash për punonjës të caktuar kompanish teknologjike kineze si Huawei të cilat ofrojnë mbështetje materiale për regjimet e përfshira në shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut në shkallë globale.”– tha ai.

Ndër të tjera ai ka thnë se heqja e kompanisë Huawei nga infrastruktura e telekomunikacionit britanik duhet të bëhet sa më shpejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se ditën e djeshme Britania e Madhe bëri të ditur se do të ndalojë blerjen e pajisjeve të reja Huaëei 5G pas 31 dhjetorit, ndërsa njoftohet se ata gjithashtu duhet të heqin të gjithë aktivitetin e firmës kineze 5G nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027. Ky lajm është bërë me dije nga sekretari Oliver Dowden i cili ka bërë këtë deklaratë para Dhomës së Komunave. Ai ndjek sanksionet e vendosura nga Uashingtoni, i cili pretendon se firma paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare, akuzë të  cilën Huawei mohon. Ndër  të tjera ai ka thënë se kostoja kumulative e kësaj, dhe kufizimet e mëparshme të shpallura kundër Huawei në fillim të vitit, do të shkonin deri në 2bn.

Burimi: smh.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment