Sport

Sane ka firmosur për 5 vite, dreka e parë në Mynih është më shumë italiane se gjermane

Sot Sane u fotografua në një restorant italian së bashku me agjentët Damir Smoljan, Nikola Damjanac dhe Fali Ramadani. Mediat gjermane bëjnë me dije se sulmuesi anësor ka kërkuar fanellën me numër 10
Featured image of article: Sane ka firmosur për 5 vite, dreka e parë në Mynih është më shumë italiane se gjermane Leroy Sane dhe agjentët e tij, sot në Mynih

Leroy Sane është gjerman dhe kjo padiskutim që ka qenë arsye e fortë pse zgjodhi të largohet nga Manchester City për të nisur një aventurë të re te Bayern. Gjithsesi, “dita e parë e shkollës” e tij në Mynih ka qenë sikur të ishte në Itali: verë e bardhë, ujë dhe specialitete italiane në restorant.

Ai ka kryer me sukses vizitat mjekësore në klubin e ri dhe ka firmosur për pesë sezone me kampionët e Bundesligës. Kostoja e transferimit? Vetëm 49 mln euro, plus 11 mln të tjera në formë bonusesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Sane u fotografua në një restorant italian së bashku me agjentët Damir Smoljan, Nikola Damjanac dhe Fali Ramadani. Mediat gjermane bëjnë me dije se sulmuesi anësor ka kërkuar fanellën me numër 10.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment