Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë Sandër Simonin, kreun e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

KPK ka konfirmuar në detyrë Sandër Simonin, kreun e GJKKO-së.
Featured image of article: KPK konfirmon në detyrë Sandër Simonin, kreun e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Sandër Simoni

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posacme kundër Korrupsiont edhe Krimit të Organizuar, Sandër Simonin. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Olsi Komici vendosi që Simoni të mos largohej nga detyra pasi në të treja shtyllat e vlerësimit nuk u gjetën shkelje. Sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se ai ka kryer deklarime të sakta  dhe nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme.

Thekojmë se Sandër Simoni është djali i tezes së Valdrin Pjetrit, i cili u zgjodh kryetar bashkie në Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit të 2019, por nuk e morri këtë detyrë, për shkak të problemeve me ligjin.

Seanca në KPK:  

Sipas hetimeve të kryera nga ILDKPI, Simoni e justifikon pasurinë. Hetimi është kryer në të tre kriteret, ku përveç pasurisë është ‘rrëmuar’ edhe aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës, i cili ka nisur që prej majit të 2018. Si burime të ardhurash, kreu i GJKKO-së ka deklaruar vetëm pagën e tij si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, pranë Prezencës ës OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht hetimeve të ILDKPI-së, KPK ka zhvilluar një proces të pavarur. Në pasurinë e Simonit rezulton një apartament 116.2 metra katrorë në Tiranë me vlerë 6 mln e 5 mijë lekë. Për blerjen e pronës, gjyqtari ka deklaruar si burim një kredi dhe kursime dhe të ardhurat nga pagat. Por nuk ka mbaruar këtu, gjatë hetimeve Komisioni ngriti dyshime për çmimin real të apartamentit duke duke kërkuar nga shoqëria që e ka shitur kontrata të tjera të ngjashme. Si përfundim rezultoi se apartamenti është shitur me një çmim më të ulët nga tregu. Por përputhet deklarimi me dokumentacionin dhe nuk ka asnjë konflikt interesi.  Përveç apartamentit, Simoni ka edhe një automjet në proces çregjistrimi pasi ka deklaruar se e ka humbur pronësinë që në vitin 2003. Sipas tij, mjeti ishte blerë për 500 mijë lekë të vjetra edhe ishte hequr nga qarkullimi në vitin 2007. Edhe për këtë rast KPK zbuloi pasaktësi në deklarim për çmimin e mjetit.

Po në vitin 2007, gjyqtari ka shpenzuar për mobilimin e apartamentit të tij dhe organizimin e dasmës. Për këtë rast, KPK i ka justifikuar shpenzimet pasi gjyqtari e ka mbyllur vitin me balance positive. Kreu i GJKKO-së ka blerë në vitin 2010 një makinë “Ford” për 200 mijë lekë dhe e ka shitur 5 vite më vonë për po aq para. As për këtë rast nuk është pikasur ndonjë veprimtari e dyshimtë. Subjekti gjithashtu ka dhënë hua në vitin 2014 para tek i vëllai një vlerë prej 1 milion e 4 mijë lekë, të cilat nga analiza financiare ka mundur që t’i mbledhë. Bashkëshortja e tij gjithashtu i ka dhënë hua vëllait të saj në vlerën 2 mijë e 500 euro. Po ashtu pa probleme! Problem ka krijuar huaja që bashkëshortja e Simonit i ka dhënë kunatit të saj.  

Bëhet fjalë për 30 mijë euro për blerjen e një apartamenti dhe garazhin. Është hetuar për këtë apartamenet dhe pasurinë e vëllait dhe të gjitha shpjegimet e dhëna nga subjekti do të merren parasysh në marrjen e vendimit pas disa ditësh. Çifti ka marrë edhe një makinë ‘BENZ’ në 2009 për 840 mijë lekë duke pretenduar se burim kishin kursimet e tërhequra nga banka. Në 2014 mjeti është shitur për 500 mijë lekë. Por sipas hetimeve, shitësi ia ka shitur bashkëshortes me lirë se sa ka shpenzuar për të. Edhe për këtë rast KPK i ka kërkuar shpjegime subjektit. Bashkëshortja e tij ka marrë një kredi 10 mijë euro me kushte favorizuese që e ka shlyer në vitin 2014. Nga analiza financiare rezulton se kanë pasur mundësi për shlyerjen e kësaj kredie.  Objekt i marrë me qira në vitin 2015 deri në 2020 dhe nuk është konstatuar asnjë problematik.

Një tjetër mjet çifti e ka blerë në vitin 2015 për 300 mijë lekë, me burim shitjen e një tjetër makine dhe kursimet e pagave. Burim është deklaruar shitja e një tjetër makine dhe kursimet nga paga. KPK nuk konstatoi asnjë problem për këtë transaksion.  Gjithashtu edhe në një objekt të marrë me qira në vitin 2015 deri në 2020 nuk është konstatuar asnjë problem. Simon Simoni më herët ka qënë drejtuesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ai u emëruar në atë pozicion nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që prej vitit 2004. Gjatë karrierës së tij, gjyqtari ka dhënë vendime për kolegun e Fierit, Roland Hysin dhe Gentian Dodën. Ky i fundit i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

J.V/Dosja.al

Shto Koment