Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive të krimit, Lleshaj thërret në zyrë kreun e SPAK, kryeprokurorin Olsian Çela, ministret Gjonaj dhe Denaj

I pranishëm në takim mësohet se ka qenë edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.
Featured image of article: Sekuestrimi i pasurive të krimit, Lleshaj thërret në zyrë kreun e SPAK, kryeprokurorin Olsian Çela, ministret Gjonaj dhe Denaj Sandër Lleshaj, Arben Kraja, Olsian Çela, Anila Denaj, Helidon Bendo dhe Etilda Gjonaj
Përditësuar:

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me Kryeprokuorin Olsian Çela, kryetarin e Prokuorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, ministren  Financave Anila Denaj dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

I pranishëm në takim mësohet se ka qenë edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Dosja.al mëson se në takimi është zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu, bëhet me dije se në fokus të takimit ka qenë ecuar e Operacionit Forca e Ligjit dhe pasuritë që kanë burimin nga paratë e krimit dhe janë sekuestruar gjatë këtij aksioni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takimi ka përfunduar, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të reja rreth kësaj mbledhjeje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment