Politike

Sandër Lleshaj: Elbasani nuk kontrollohet nga bandat, siguria është mungesa e frikës

Ministri u shpreh se Elbasani nuk kontrollohet nga bandat, dhe Elbasani nuk është Siçili.
Featured image of article: Sandër Lleshaj: Elbasani nuk kontrollohet nga bandat, siguria është mungesa e frikës Sandër Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj Gjatë intervistës, mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Java” ka komentuar edhe deklaratën e Prokurorit të Përgjithëm Olsian Çela i cili tha pak ditë më parë se Elbasani dhe Shqipëria nuk mund të kthehen në një model sicilian. Ministri u shpreh se Elbasani nuk kontrollohet nga bandat, dhe Elbasani nuk është Siçili.

” Në Elbasan po fuksionojnë strukturat. E fortë është deklarata e prokurorit. Unë dhe prokurori e shohim situatën nga pikëpamje të ndryshme. Nëse është Siçili apo jo pyesni qytetarët. Po nuk e konsiderojnë Siçili. Siguria është mungesa e frikës. Shkoni tani. Nuk është Elbasani Siçili. Nuk besoj se prokurori ka thënë kështu. Në Elbasan ka pasur goditje shumë të forta. Nuk janë ndjekur me të njëjtin intensitet. Elbasani nuk kontrollohet nga bandat. Jo, jo, jo!”– tha Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.k.dosja.al

Shto Koment