Politike

Sandër Lleshaj: Do shkoj të pi kafe në familjen e Klodian Rashës, janë shumë të lartë

VIDEO
Në një lidhje me Skype në studion e “Java në RTSH”, Lleshaj tha se për të ajo familje është shumë e lartë, por që trazirat e këtyre ditëve e kanë penguar që të shkojë e t’i vizitojë nga afër.
Featured image of article: Sandër Lleshaj: Do shkoj të pi kafe në familjen e Klodian Rashës, janë shumë të lartë Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj ka premtuar se do të paraqitet vetë personalisht në familjen e Klodian Rashës për të pirë një kafe pas tragjedisë së ndodhur. Në një lidhje me Skype në studion e “Java në RTSH”, Lleshaj tha se për të ajo familje është shumë e lartë, por që trazirat e këtyre ditëve e kanë penguar që të shkojë e t’i vizitojë nga afër.

“Me familjen e viktimës nuk kam marrë kontakte, por kam krijuar përshtypjen se është një familje jashtëzakonisht e lartë. Por intentsitet i këtyre ditëve më ka bërë të mos shkoj për vizitë. Besoj se do të shkoj të pi një kafe tek ajo familje privatisht,”- tha Lleshaj.

Momenti pas minutës 08:00

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ka sërish protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Qytetarët do të mblidhen në orën 18:0 në disa pika të Tiranës, por Policia e Shtetit ka nisur herët me neutralizimin e tyre, duke shoqëruar në Komisariat të parët që kanë mbërritur në shesh. Pas largimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ata kërkojnë edhe shkarkimin e kryepolicit, Ardi Veliu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment