Aktualitet

Nis ndërtimi i banesës së efektivit nga Shkodra, Policia jep 4 mln lekë. Lleshaj tregon historinë personale: Isha jashtë shtetit dhe dikush më ndihmoi…(VD)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar edhe një histori personale, nga e cila ishte inspiruar për të ndihmuar personat e tjerë në nevojë. 
Featured image of article: Nis ndërtimi i banesës së efektivit nga Shkodra, Policia jep 4 mln lekë. Lleshaj tregon historinë personale: Isha jashtë shtetit dhe dikush më ndihmoi…(VD) Sander Lleshaj

TIRANË– Policia e Shtetit bashkë me fondacionin “Gjurmë” ka organziuar një aktivitet për mbledhjen e fondeve për familjet e efektivëve të Policisë, të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Puna ka nisur me ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010. Kryepolici Ardi Veliu theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh. 

“224 kolegët tanë sot janë dëshmor, shumë prej tyre janë plagosur dhe të tjerë janë sakrifikuar. Shumë prej tyre sot janë në radhët e policisë së shtetit duke ndjekur rrugën e prindërit të tyre, e të tjerë janë  bërë specialist e profesionistë të zotë. Dëshiroj ti përcjell fondacionit ‘Gjurma’ një fond prej 4 milionë lekësh të reja kontribut i punonjësve të policisë së shtetit”, deklaroi Veliu. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas tij, fjalën e mori ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka  treguar edhe një histori personale, nga e cila ishte inspiruar për të ndihmuar personat e tjerë në nevojë. 

“Më vjen ndërmend një histori personale, kur isha jashtë dhe më ndihmoi dikush por nuk e dija se kush ishte. Lodhesha shumë për ta gjetur. Më tha një miku im që e dinte më tha: Ç’të intereson që ta dish? Unë vazhdoja me mentalitetin e shqiptarit që është borxh. Më tha e ke gabim sepse nuk duhet ta dish kush të ndihmon. Para 25 vitesh më dukej absurde kjo gjë. Më tha se ndihma nuk i jepet atij që ia ke marrë por një tjetri në nevojë. Më pati mbetur pengu se kujt tja kthej në ndihmë. Unë e mësova se kush ishte. Kurrrë si thashë falemuinderit edhe pse ai sot është në tjetër botë sepse më tha miku do të ta them por kurrë të mos ia thuash se e more vesh. Për më tepër që nuk kishte mundësi t’ja ktheja sepse ai ishte shumë larg. Por mbeta në dertyim që të ndihmoja dikë tjetër,”-tha Lleshaj.

Eventi është organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sallën e konferencave, ku ndër të tjera Lleshaj është zotuar se do t’u dalë për zot familjeve të efektivëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment