Sport

“Sanchez mund të kthehet përsëri tek Arsenali”

Ish lojtari i Arsenali Marc Overmars ka thënë se Alexis Sanchez mund të kthehet përsëri te klubi i Londres së veriut, Arsenal.
Featured image of article: “Sanchez mund të kthehet përsëri tek Arsenali”

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez, po kalon një kohë më të vështirë qëkur ndryshoi bluzën e Arsenalit me atë të Manchester United. Mesa duket 30 vjeçari mund të kthehet përsëri te ish ekipi i tij.

Këtë e ka pohuar ish lojtari i Arsenalit, Marc Overmars, i cili thotë se Sanchez do kërkojë largimin nga ‘Djajtë e Kuq’.

Përpara 30-vjeçari kërkoi të largohej nga Emirates gjatë sezonit së 2017-18, pasi kontrata e tij ishte drejt përfundimit.

Arsenali nuk donte ta linte kilianin të tranferohej me parametra zero, kështu që ata nënshkruan një marrëveshje që dërgonte Sanchezin drejt Manchesterit dhe ata vet do merrnim armenin Henrik Mkhitarian.

Asnjë nga klubet nuk morri atë që donte nga marreveshja, kjo falë përformancave të dobëta nga të dy lojtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sanchez ka dështuar keq me United, me vetëm pesë gola në 37 paraqitje,  gjë që nuk pritej nga një lojtar i cili paguhet me shuma aq të majme.

Overmars, i cili kaloi tre vjet në Arsenal midis viteve 1997 dhe 2000, beson se Alexis mund të pendohet për lëvizjen e tij në Manchester.

Unë kam respekt të madh për Alexis, sepse ai ka luajtur shumë mirë në Arsenal, nuk e di nëse ishte ishte një vendim i mirë për t’u larguar.

Marc Overmars, ish futbollist i Arsenalit

Ndërsa Sanchez kaloi një periudhë shumë të mirë në Arsenal, duke gjetur objektivin 80 herë në 166 ndeshje, gjë që nk mund të thuhet për kohën e tij në Manchester.

B.N/dosja.al

Shto Koment