Sport

Samuel Eto’o ka përjashtuar Maradonën si një nga futbollistët më të mëdhenj në botë

Edhe pse i tërhequr ngafutolli për disa kohë tashmë, Eto'o u shpreh se sipas tij futbollistët që kanë lënë shenjë historike në futbollin modern, janë Cristiano Ronaldo, Messi,  dhe Ronaldo Naziri.
Featured image of article: Samuel Eto’o ka përjashtuar Maradonën si një nga futbollistët më të mëdhenj në botë

ITALI – Ish-sulmuesi Samuel Eto’o  ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën milaneze ” La Gazzetta dello sport”.

Gjatë kësaj interviste ai është pyetur se kush mendonte sipas tij, që janë  lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Edhe pse i tërhequr ngafutolli për disa kohë tashmë, Eto’o u shpreh se sipas tij futbollistët që kanë lënë shenjë historike në futbollin modern, janë Cristiano Ronaldo, Messi,  dhe Ronaldo Naziri.

I pyetur nga gazetari se përse nuk e futi dhe Diego Maradonën në listën e tij, ai u shpreh se kishte një respekt shumë të madh për Maradonën, por ai mendonte se impaktin më të madh në futbollin botëror e kanë lënë 3 futbollistët që përmëndi më sipër.

Burimi: Marca

E.C/Dosja.al

Shto Koment