Kuriozitete

Çmimi i kripur i “Galaxy Fold”, Samsung nxjerr në shitje për herë të dytë celularin e palosshëm

Këtë javë "Samsung" ka nxjerrë në treg celularin e palosshëm,"Galaxy Fold" i cili me vlerën 1,980 dollarë që ka ky celular, pretendohet të mos ketë më asnjë problem.
Featured image of article: Çmimi i kripur i “Galaxy Fold”, Samsung nxjerr në shitje për herë të dytë celularin e palosshëm Celulari i palosshëm

TIRANË- Samsung ka njoftuar se Galaxy Fold është lëshuar përfundimisht këtë javë, dhe kompania ka bërë disa ndryshime në telefonin e palosshëm për përpjekjen e dytë pas dështimit që pati në prill.

Komania prestigjioze “Samsung” ka njoftuar se do të nxjerrë në shitje celularin e plaosshëm,  “Galaxy Fold”.

Mund të tingëllojë  çuditshëm dhe i pabesueshëm, por në fakt është shumë e vërtetë, ky lloj celulari mund të hapet dhe mbyllet tamam si një libër.

Ndërkohë krahasuar me vlerat e celularëve të tjerë, ky celular i plosësshëm do të kushtojë plotë 1,980 dollarë.

Në fakt mund të kishim parë plotë njerëz me të tillë celular në duar, pasi u planifikua të dilte në shitje që prej prillit të këtij viti, por nuk u realizua dot për shkak se mund të ishte tepër difektoz.

Pasi hapja dhe mbyllja e shpeshtë brenda një dite mund t’i krijojë shumë dëmtime, ndërsa me ndryshimet e bëra tashmë është marrë vendimi që ky celular të dalë në shitje pa pasur asnjë problem .

Burimi: Techradar

A.C/Dosja.al

Shto Koment