Bota

Samiti në Bruksel/ Greqia “bllokon” draftin e parë lidhur me krizën e Mesdheut lindor

Sakaq mediat greke së fundmi kanë raportuar se në tryezë ekziston tashmë një draft, i cili raportohet se pala greke nuk e ka pranuar.
Featured image of article: Samiti në Bruksel/ Greqia “bllokon” draftin e parë lidhur me krizën e Mesdheut lindor Kyriakos Mitsotakis

BRUKSEL– Liderët e Bashkimit Evropian dtën e sotme janë mbledhur në Bruksel, aty ku do të zhvillohet edhe samite dyditor. Sipas asaj që kanë raportuar mediat në qendër të diskutimeve në samit janë dy krizatmadhore në rajon: trazirat në Bjellorusi dhe tensionet në Mesdheun lindor. Sakaq mediat greke së fundmi kanë raportuar se në tryezë ekziston tashmë një draft, i cili raportohet se pala greke nuk e ka pranuar.

Kjo gjë është bërë pasi në draft thuhet se: Bashkimi Evropian është i gatshëm të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të siguruar harmoninë në rajon.

Në mënyrë që procesi të vazhdojë, pala greke ka sqaruar Zyrtarët Evropianë se do të duhet të bëhen shumë ndryshime që Athina ta pranojë atë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të njëjtën kohë, Presidenti i Turqisë raportohet se vijon me retorikën provokuese, me palën Greke që këmbëngul se nuk do të lëshojë pe sa i përket Mesdheut Lindor.

Burimi: newsbeast.gr

(a.k.dosja.al)

Shto Koment