Politike

Samiti për Turizmin/ Blendi Klosi: Durrësi është gati për të pritur turistë gjatë 2020-ës (VD)

Klosi ka deklaruar se Durrësi është gati për të pritur turistë gjatë vitit 2020.
Featured image of article: Samiti për Turizmin/ Blendi Klosi: Durrësi është gati për të pritur turistë gjatë 2020-ës (VD) Blendi Klosi, ministri i Turizmit.

Tiranë- Në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” që po zhvillohet sot në Tiranë, në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ministri Blendi Klosi ka deklaruar se Durrësi është gati që të presë turistë për sezonin turistik të vitit 2020. Në këtë samit ku po diskutohet edhe mbi sfidat dhe pritshmëritë e sektorit të turizmit, marrin pjesë vendet si Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

 

Mijëra familje gjetën dyert e hapura dhe dorën e mikpritjes së strukturave akomoduese hoteliere shqiptare. Ata u hapën dyert dhe strehuan në sofrën e madhe shqiptare, siç kanuni e përcakton mijëra qytetarë në ditën e tyre më të keqe. Ne e jetuam legjendën e përjetuam traditën, e pamë me sytë tanë se si në 24 orë, u mirëpritën mijëra qytetarë pa asnjë incident, pa lidhur asnjë kontratë, pa ditur se nga vijnë se kush janë hotelierët shqiptarë. Kjo është dera e hapur e industrisë së turizmit shqiptar. Pavarësisht goditjes së natyrës, zona e Durrësit është e paprekur, është e gatshme për të pranuar mijëra dhe miliona turistë. Sezoni turistik 2020 do të jetë një sezon i suksesshëm dhe për plot familje shqiptare. Këtë praktikë që ne bëmë në Shqipëri, ta ndajmë nëpër botë. Turizmi është një shtyllë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Ne nuk jemi konkuretë, ne jemi bashkëpunues. “, u shpreh Klosi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Durrësi ishte një nga qytetet që u prek më shumë gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.

J.V;E.K/Dosja.al

Shto Koment