Bota

Samiti i Ndihmës nga liderët ndërkombëtarë, mbledh 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejrut

Shumat do të transferohen përmes KB, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, për t’ua dhënë direkt banorëve të Bejrutit, banesat e të cilëve janë rrafshuar, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur njerëzit e dashur si dhe janë plagosur.
Featured image of article: Samiti i Ndihmës nga liderët ndërkombëtarë, mbledh 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejrut Pamjet pas shperthimit tragjik ne Bejrut

LIBAN– Pasditen e kësaj të diele një numër i madh liderësh ndërkombëtar kanë marrë pjesë në Samitin online të organizuar në ndihmë të Bejrutit, kryeqyteti  libanez që u godit rëndë të martën e 4  gushtit nga një shpërthim i fuqishëm.

Ndërkohë në Samitin e sotëm siç shkruajnë edhe mediat e huaja ndërkombëtarët janë zotuar rreth se di të japin 300 milion dollarë ndihmë humanitare për Libanin.

Ky ishte një konferencë që synon të rrisë mbështetjen ndërkombëtare për Bejrutin e goditur rëndë nga shpërthimi tragjik i 5 ditëve më parë, që u  ka marrë jetën deri më tani 157 personave dhe ka plagosur  6 mijë të tjerë.

Shumat do të transferohen përmes KB, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, për t’ua dhënë direkt banorëve të Bejrutit, banesat e të cilëve janë rrafshuar, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur njerëzit e dashur si dhe janë plagosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi më 4  gusht në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 158 viktima  dhe mbi 6 mijë të plagosur. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se vijojnë hetimet për ngjarjen ndërsa në kryeqytet kanë nisur protesta të dhunshme kundër qeverisë.

 Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

Shto Koment