Bota

Samiti i NATO-s/ Trump për deklaratën Macron: Fyese dhe pa respekt, Erdogan kërcënon veton

 "Nuk dua të përfshihem, qëndroj jashtë zgjedhjeve," -tha ai për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Mbretërinë e Bashkuar.
Featured image of article: Samiti i NATO-s/ Trump për deklaratën Macron: Fyese dhe pa respekt, Erdogan kërcënon veton Doanld Trump

LONDËR- “Unë mendoj se ishte shumë fyese. Unë u befasova shumë, ishte pa respekt.”- ky ishte komentui që Donald Trump bëri për  presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e quajti NATO-n një shtet të “vdekjes së trurit”. Ishte “një deklaratë shumë, shumë e pakëndshme për 28 vendet e tjera” të NATO-s, shtoi Trump, teksa ka folur në Londër me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg.

Turqia do të bllokojë planet e NATO-s për të mbrojtur Poloninë dhe vendet e Balltikut nëse Aleatët nuk i njohin militantët Ypg kurdo-sirianë si terroristë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha para se të nisej për në Londër. Presidenti amerikan po e pret atë me krahë të hapur: ai tashmë ka deklaruar se ai ishte një aleat i vlefshëm për kapjen e Al-Bagdadi dhe se ai nuk mund të ishte më “i bukur dhe mbështetës”.

 “Nuk dua të përfshihem, qëndroj jashtë zgjedhjeve,” -tha ai për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë mendoj se Boris është shumë i aftë dhe do të bëjë një punë të mirë. Mund të punoj me këdo, unë jam një person me të cilin është e lehtë të punosh me të. Republika gjithmonë do të luftojë në mbrojtje të lirisë së informacionit, për lexuesit e saj dhe për të gjithë ata që kujdesen për parimet e demokracisë dhe shoqërisë civile.”-shtoi ai.

Burimi:  News1 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment