Aktualitet

‘Samir Mane shtyp minatorët!’, aktivistët e Organizatës Politike varin banderolën tek Opera

Aktivistët në banderolën e varur mes qindra njerëzve shkruajnë “Samir Mane shtyp minatorët!”, dhe e krahasojnë biznesmenin me Grinçin e Krishtlindjeve.
Featured image of article: ‘Samir Mane shtyp minatorët!’, aktivistët e Organizatës Politike varin banderolën tek Opera Foto e publikuar nga Organziata Politike

TIRANË- Aktivistët e Organizatës Politike sot kanë varur një banderolë në tarracën e godinës ku është Teatro Kombëtar i Operas dhe Baletit në sheshin Skënderbej. Aktivistët në banderolën e varur mes qindra njerëzve shkruajnë “Samir Mane shtyp minatorët!”, dhe e krahasojnë biznesmenin me Grinçin e Krishtlindjeve.

POSTIMI I PLOTË

Para pak minutash aktivistët e Organizatës Politike kanë varur në tarracën e Pallatit të Kulturës të vërtetën e madhe të kësaj kohe: Kryeoligarku Samir Mane shtyp minatorët! Për minatorët e Bulqizës nuk ka festa. Ata janë të hequr nga puna dhe të kërcënuar në masë. Samir Manja ka në xhep të gjithë pushtetarët, por nuk mund t’ua mbyllë gojën qytetarëve të vetëdijshëm të Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne nuk do të lemë gur pa lëvizur dhe sakrificë pa bërë që të vendosim të drejtën e minatorëve në vend dhe luftuar oligarkinë që na ka zënë frymën. Poshtë kryeoligarku! Rrofshin minatorët! #BojkotoSamirManen

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment