Showbiz

“Fshatar”/ Samanta Karavello shtang njerëzit në qendrën tregtare, pyet gruan nëse pi drogë dhe sikletos burrin e martuar, biseda me djemtë nga Mamurrasi: Ma vër kokën te gjoksi (VD)

Çdo veprim i këngëtares udhëzohet nga dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, dhe Bora Zemani, të cilët i flasin në kufje pasi e shohin në kamera.
Featured image of article: “Fshatar”/ Samanta Karavello shtang njerëzit në qendrën tregtare, pyet gruan nëse pi drogë dhe sikletos burrin e martuar, biseda me djemtë nga Mamurrasi: Ma vër kokën te gjoksi (VD) Samanta Karavello
Përditësuar:

TIRANË– Samanta Karavello ka vënë në siklet disa qytetarë që kishin dalë të bënin blerje në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Gjatë një kamere të fshehtë, të realizuar në bashkëpunim me emisionin ‘Treshat’ ku edhe vetë këngëtarja ishte e ftuar, Samanta ka aktuar duke bërë disa role, duke thënë edhe fjalë jashtë kontekstit dhe për pasojë ka vënë qytetarët në siklet.

Çdo veprim i këngëtares udhëzohet nga dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, dhe Bora Zemani, të cilët i flasin në kufje pasi e shohin në kamera.

E veshur sportive, dhe me një pellush të bardhë sipër, Samanta ndalon një djalë fillimisht dhe i këkron që t’i japë xhupin e tij që ta provojë. Djali ia jep dhe në këtë moment Samanta i kërkon personit në fjalë që të provojë ai pelushin e saj, dhe djali e vesh. Kur këngëtarja ia merr pellushin, i kërkon nëse mund ta mbajë ajo xhupin e tij dhe djali nuk ia jep por i thotë t’ia kthejë sepse i duhet.

Më pas këngëtarja ecën drejt banakut dhe ndalon tek një grua. Me udhëzim të “Treshave”, Samanta bërtet dhe bën sikur trembet nga diçka, dhe gruaja pranë sja ngre kokën e reagon.

“Ua më fal të ngatërrova me dikë,”– shprehet Samanta dhe gruaja fillon qesh.

Po pse u trembe kaq shumë. Thashë qyqja. Mos më ngatërrove me Ina Shabën?”– shton gruaja.

“Ina Shaba? Jo s’e njoh…pi drogë ajo?”- thotë Karavello.

Ua qyqja…jo mi ç’a droge,”– përgjigjet gruaja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ti pi drogë?– e pyet Samanta dhe gruaja krah saj merr një  qëndrim super të habitur dhe e mohon këtë gjë duke shtuar se është e rritur.

Pasi lë gruan, Samanta ndalon një vajzë dhe i kërkon 20 mijë lekë të vjetra borxh. Vajza shprehet se nuk ka dhe i thotë këngëtares që të shkojnë tek nëna e saj që t’i kërkonin asaj lekë borxh. Karavello nuk shkon dhe i hap vazjës në fjalë çantën për t’ja kontrolluar nësa ka para. Kur nuk gjen, niset drejt personazhit tjetër.

Ndalon një burrë që e shikon duke parë disa bluza dhe fillon t’i recitojë vargjet e kngës së saj më të fundit me titull “Pse”: Pse zemrën ma ke marrë, kur ti nuk di me dasht? Pse zemrën ma ke marrë kur ma nuk jena bashkë?

Ndërsa nga ana e burrit, merr si përgjigje vetëm një ‘Urdhëro?’. Kur këngëtarja fillon të recitojë sërish, burri ia pret shkurt: Nuk jam vetëm! Në këtë mënyrë ai i lë të kuptojë që kund të ishte i shoqërua nga partnerja e tij dhe prezenca e Samantës mund t’i prishte shumë punë. “Po mir mo, unë vetëm një gjë doja të të thoja, pse bën si fshatar?”– vazhdon këngëtarja. “Po unë fshatar jam,”- i thotë ai dhe ikën.

Samanta spostohet në një cep tjetër, bën si e sëmurë dhe ndalon dy djem. “A di ta masësh pulsing sepse kam një si kshu si aritmi sepse më ka lënë i dashuri,”- thotë këngëtarja. Dy djemtë, e ngushëllojnë dhe i thonë këngëtares të qetësohet pasi edhe ata i kanë lënë shumë të dahsura. Në një moment, Samanta u thotë ta çojnë në spital, e më pas i kërkon njërit prej tyre që të ikin të dy në përjetësi, por përgjigjia që merr është: Po unë jam për rrugë, jemi nga Mamurrasi ne.  Më pas Samanta i kërkon që djali të vendosë kokën në gjoksin e saj që të kuptojë rahjet e zemrës, por ai s’e bën këtë gjë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment