Bota

Salvini mbetet jashtë, 5 Yjet dhe demokratët arrijnë marrëveshjen për qeverinë e re

Presidenti Italian Sergio Mattarella thirri kryeministrin në largim Giuseppe Conte për një takim të enjten në mëngjes, shkruajnë mediat vendase.
Featured image of article: Salvini mbetet jashtë, 5 Yjet dhe demokratët arrijnë marrëveshjen për qeverinë e re Giuseppe Conte

ITALI- Ëndrra e Mateo Salvinit për t’u bërë kryeministër duket se është shuar sot. Partitë politike të tij kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re. Me këtë lëvizje, drejtuesi Lega Nord mbhetet jashtë qeverisë së re.

Presidenti Italian Sergio Mattarella thirri kryeministrin në largim Giuseppe Conte për një takim të enjten në mëngjes, shkruajnë mediat vendase.

Njoftimi sinjalizon se zoti Conte mund të marrë një mandat për të provuar të formojë një qeveri të re me Lëvizjen 5 Yjet dhe Partinë Demokratike të opozitës.

Zoti Conte dha dorëheqjen javën e kaluar, kur Salvini u tërhoq nga koalicioni me 5 Yjet, duke e detyruar Presidentin Mattarella të nisë konsultimet me të gjitha partitë kryesore politike të vendit për të gjetur rrugëdaljen nga kaosi politik.

Si 5 Yjet ashtu edhe Partia Demokratike i thanë presidentit se janë të gatshme të përpiqen për formimin e një qeverie të re, të drejtuar nga zoti Conte.

Të dyja palët ende duhet të bien dakord për një platformë të përbashkët politike si dhe për një ekip ministrash, por kreu i 5 Yjeve Luigi Di Maio dhe homologu i tij i Partisë Demokratike Nicola Zingaretti thanë se ishin zotuar për të gjetur një bazë të përbashkët për të mirën e vendit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment