Politike

PËRPLASJA/ “S’janë martuar me rruspie hotelesh”, intervista e Ramës tek Syri përplas Berishën me Mero Bazen, ish-kryeministri i nxjerr fëmijët: Tentakula mafioze

Ishte ky i fundit që e komentoi lidhjen e Ramës në emisionin "Çim Peka live", në një shkrim në Gazetën Tema, me titull 'Rama tek “Syri”, si Luli tek Papuli', teksa shtonte kjo medie është pronë e familjes Berisha, me të ardhura të padeklaruara, dhe për më tepër me një standard profesional rrënues, që sipas Bazes t’i sjell zorrët në fyt.
Featured image of article: PËRPLASJA/ “S’janë martuar me rruspie hotelesh”, intervista e Ramës tek Syri përplas Berishën me Mero Bazen, ish-kryeministri i nxjerr fëmijët: Tentakula mafioze Sali Berisha dhe Mero Baze
Përditësuar:

TIRANË– Intervista e kryeminsitrit Edi Rama përballë gazetarit Çim Peka ka përplasur ish-kryeministrin Sali Berisha me Mero Bazen.

Ishte ky i fundit që e komentoi lidhjen e Ramës në emisionin “Çim Peka live”, në një shkrim në Gazetën Tema, me titull ‘Rama tek “Syri”, si Luli tek Papuli’, teksa shtonte kjo medie është pronë e familjes Berisha, me të ardhura të padeklaruara, dhe për më tepër me një standard profesional rrënues, që sipas Bazes t’i sjell zorrët në fyt.

Ndër të tjera, analisti shkruan se gabimi i kryeministrit Edi Rama ishte që e konsideroi këtë projekt, duke pranuar të ishte pjesë e intervistës, pasi rrjedhimisht tregon një lloj dorëzimi para tyre.(Lexo shkrimin e plotë)

Këti shkrimi, kryeministri Berisha iu përgjigj me një status në profilin e tij në Facebook, ku postoi edhe fëmijët e Bazes, të cilët i quajti tentakula mafioze. “Disa nga tentakulat mafioze te narkoshtetit mbi mediat! sb,”- shkruan Berisha krah fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas këtij statusi ka ardhur edhe një tjetër reagim nga analisti Mero Baze. Në një status në Facebook, Baze shkruan se Berisha është mërzitur pasi analisti ka sulmuar Syri.net dhe i ka publikuar fëmijët. Ndër të tjera, Baze shton se fëmijët e tij janë rritur duke vuajtur problemet e babait të tyre me politikën dhe për fat janë shkolluar mirë dhe janë në punë të tyre dhe se së paku deri tani s’më janë martuar me ndonjë kushërirë, apo rrospie hotelesh.

 “Qenka mërzit Berisha pse kam sulmuar dje shkuarjen e Ramës tek televizioni shtëpisë tij. Dhe qenka hedh në sulm duke publikuar fotot e fëmijëve të mi duke i përfshirë dhe ata si “mafiozë të shtypit” meqë e kanë babain gazetarë. Ata Mua ma kanë bërë më të lehtë jetën ndryshe nga Saliut, që përveç të vrarëve të vet duhet të numërojë dhe 26 të djalit. Dhe jetën private e kanë më të mirë. Së paku deri tani s’më janë martuar me ndonjë kushërirë, apo rrospie hotelesh. Sulmi i ish kryeministrit erdhi pas një shkrimi kritik të gazetarit lidhur me investimin të jashtëligjshëm që ka bërë familja “Berisha” në një portal dhe televizion të ri i cili pavarësisht se ka derdhur shuma të majme parash nuk ka deklaruar kurrë burimin e tyre,”– shkruan Baze.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “PËRPLASJA/ “S’janë martuar me rruspie hotelesh”, intervista e Ramës tek Syri përplas Berishën me Mero Bazen, ish-kryeministri i nxjerr fëmijët: Tentakula mafioze

  1. KY YMER GELBAZA THOTE SE KRISTAQ RAMA JA PALLOJKE GRUAN EDI RAMES DHE POLLI GREGUN ,TANI ESHTE BERE ZAGAR I EDI RAMES,

Shto Koment