Politike

Salianji: Për shkak të Ramës mund të rikthehen vizat, krimi dhe droga sheshit

  • Rikthimi i vizave/ Soreca: Asgjë s’ka ndryshuar, Holanda të flasë me statistika
  • Kthimi i vizave për shqiptarët, Qeveria i përgjigjet Parlamentit: Po shqyrtohet vendimi
  • Ish-deputeti PD-së Ervin Salianji është shprehur se për shkak të Edi Ramës mund të rikthehen vizat për shqiptarët.

    Tiranë- Ish-deputeti PD-së Ervin Salianji është shprehur së fundmi nga selia e PD-së se Shqipëria është një vend tranzit i trafikut të kokainës. Sipas tij në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, droga është sheshit dhe se vendi po rrezikon për shkak të Ramës dhe rikthimin e vizave.

    Prej vitesh PD ka denoncuar me emër dhe mbiemër infrastrukturën kriminale në vend. Edi Rama në funksion të krimit dhe bandave kriminale vendosi ministra të lidhur me krimin. Sot Edi Rama është i rrethuar nga faktet që tregojnë krimet.  Shqipëria është kthyer në një vend tranzit të trafikut të kokainës. Grupet mafioze italiane dhe shqiptarë janë lojtarët kryesorë të krimit. Këtë e tha dje edhe Europol. Prej këtij treguesi të lartë të kriminalitetit parlamenti francez kërkon rikthimin e vizave, për shkak të Edi Ramës Shqipërisë po i rrezikohen vizat. Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, droga sheshit. Rama dhe qeveria e tij  godet për turpin e tij gratë dhe fëmijët. Shteti i Ramës ka dënuar brenda 2 vitesh 2500 familjarë, vetëm në dy vite dhe vetëm në shërbimin e provës. Në gjykata nuk ka asnjë të bandë kriminal të dënuar. Ne garantojmë qytetarët shqiptarë që do i japim fund këtyre gjërave. Ne do të dënojmë banditët.

    Ervin Salainji, ish-deputeti i PD-së 

    J.V/Dosja.al 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

     

    Shto Koment