Showbiz

Salianji pastron stallën e lopëve me Vjola Spiron, moderatorja-ish-deputetit: Pse gjithmonë shan e bërtet nëpër studio e dalje publike?

VIDEO
Ish-deputeti Salianji tha se e bën këtë gjë sepse kur thotë 100 gjëra të mira nuk dëgjohet nga njerëzit, ndërsa kur thotë diçka të gabuar ajo mbahet mend dhe se për këtë arsye e bën.
Featured image of article: Salianji pastron stallën e lopëve me Vjola Spiron, moderatorja-ish-deputetit: Pse gjithmonë shan e bërtet nëpër studio e dalje publike? Ervin Salianji dhe Viola Spiro

TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji, moderatorja Vjola Spiro dhe këngëtarët, Kozma Dushi dhe Mariza Ikonomi e kanë kaluar ditën bashkë në fshat. Të gjithë këta personazhë, ishin të ftuar në pjesën “N’fermë” të emisionit “E Diell”. Mariza dhe Kozmai u angazhuan si veterinerë, ndërsa Vjola dhe Ervini e kaluan ditën duke pastruar stallën e lopëve.

Në një moment, teksa ishin duke punuar, Vjola i thotë Ervinit se përse gjithmonë vetëm bërtet e shan, duke iu referuar daljeve të tij publike. Ish-deputeti Salianji tha se e bën këtë gjë sepse kur thotë 100 gjëra të mira nuk dëgjohet nga njerëzit, ndërsa kur thotë diçka të gabuar ajo mbahet mend dhe se për këtë arsye e bën.

Pjesë nga biseda

Vjola: Ti gjithmonë të gjitha me negativitet i merr, e sheh të zezën kudo, çfarë ke kështu?! Sepse e kam parë edhe te daljet e tua, vetëm bërtet, shan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ervini: Është kështu mo, kur thua 100 gjëra pozitive nuk të dëgjojnë njerëzit, nëse thua një gjë negative të mbetet dhe mbetet kjo.

Vjola: Ti je roli i keq i filmit?

Ervini: Po, por ndryshon.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment