Politike

Salianji flet hapur: Kam lëshuar lot kur bashkitë po i merrnin socialistët, demokratët dridheshin…

Salianji ka deklaruar se ka qarë kur bashkitë e vendit por i merrnin socialistët.
Featured image of article: Salianji flet hapur: Kam lëshuar lot kur bashkitë po i merrnin socialistët, demokratët dridheshin… Ervin Salianji
Përditësuar:

Tiranë– Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar së fundmi se ka lëshuar lot kur  kanë lëshuar bashkitë për socialistët. Ai është shprehur se është ndier kështu kur ka parë edhe demokratët që dridheshin nga mërzitja.

“Në momentin kur isha në bashkinë e Devollit dhe shihja demokratë, qytetarë dhe njerëz që mbështesnin prej kohësh kauzën e PD dhe dridheshin nga uzurpimi apo nga pushtimi, pa diskutim që edhe vetë kam lëshuar lot. Kjo është një sakrificë që bëjnë demokratët, por është një sakrificë që i shërben në fund interesit publik. I gjithë aksion opozitar do të matet në ditën kur të arrijë apo jo suksesin.”, është shprehur ai.

Për Salianjin lënia e mandateve e ka rritur besueshmërinë tek Partia Demokratike.

“Nuk më duket, sepse gjithçka është në raport me qëllimin. Qëllimi i parlamentit është që të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe të marrin vendime. Në parlamentin aktual nuk ishte një parlament i cili i shërbente interesave të qytetarëve. Në momentin kur ne si përfaqësues të qytetarëve ishim kthyer në fasadë sepse asnjë mekanizëm ligjor nuk funksiononte, asnjë pushtet nuk kishte, por vetëm fjala e kryeministrit, padiskutim që i shërben interesit publik lënia e mandateve dhe qëndrimi jashtë sistemit, për t’ia lënë të gjitha kostot e këtij sistemi, qeverisjes së Edi Ramës dhe Edi Ramës personalisht, i cili po qeveris si despot dhe jo si një kryeministër i një vendi demokratik. Kështu që jo vetëm nuk e ka ul skepticizmin lënia e mandateve, por e ka rritur entuziazmin dhe besueshmërinë tek PD, sepse nuk po lufton për pushtet apo për karrige, sepse ato karrige që kishim i lamë me vullnet, por po sakrifikon njësoj si çdo qytetar shqiptar.”, është shprehur ai në Ora News.

J.V/Dosja.al

Shto Koment