Politike

Salianji: Ata që ka Rama sot në lista, i janë lutur Bashës për të qenë në PD

I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", Salianji u shpreh se Tom Doshi dhe Aqif Rakipi janë diferenca në zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë shpallur non grata nga SHBA, për shkak të aktivitetit të tyre kriminal.
Featured image of article: Salianji: Ata që ka Rama sot në lista, i janë lutur Bashës për të qenë në PD Ervin Salianji

TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka deklaruar se të gjithë njerëzit e kriminalizuar që Edi Rama futi në listat e kandidatëve për deputet, i kanë kërkuar fillimisht Bashës për të qënë në listat e PD-së.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji u shpreh se Tom Doshi dhe Aqif Rakipi janë diferenca në zgjedhjet e 25 prillit, për shkak se janë shpallur non grata nga SHBA, për shkak të aktivitetit të tyre kriminal. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk merret dhe nuk gjykohet kurrë disidenti pse nuk bëre më shumë. Basha i ka bërë të gjitha betejat e duhura për të bërë të mundur çrrënjosjen e një sistemi… Ka një diskutim të qartë që bëhet me etapa. PD tani që nuk është mbyllur procesi zgjedhor nuk mund të flasi për çfarë do bëjë. DASH ka shpallur non grata Tom Doshin, ai dhe Aqif Rakipi janë diferenca në këto zgjedhje. Këta njerëz që i ka Rama sot në lista, pjesën e krimit, i janë lutur PD-së dhe Bashës për të qenë pjesë e listave të PD. Tani nëse doni një pushtet që ndërron logon dhe të jetë prap shok i Tom Doshit… jo pra, ne do sjellim ndryshimin”, tha Salianji.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment