Politike

Sali Berisha: Largimi i Thaçit nga negociatat fitore e shqiptarëve, akuzat ndaj tij janë të rënda

VIDEO
Berisha ka deklaruar se largimi i Thaçit nga negociatat me Serbinë ishte një fitore e shqiptarëve.
Featured image of article: Sali Berisha: Largimi i Thaçit nga negociatat fitore e shqiptarëve, akuzat ndaj tij janë të rënda Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Tempora”  në RTVora se largimi i Hashim Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve. Ai theksoi më tej se në këtë proces do të ndërhynte edhe Edi Rama.

 “Akuza ndaj Thaçit për krime lufte është një akuzë e rëndë, por në raport me zgjidhjen e problemit, largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces. Kryeministri i Kosovës, Hoti, para parlamentit ka bërë një deklaratë, duke thënë se platforma e tij është kushtetuta e Kosovës. Kurse trojka, grisi kushtetutën, bëri gjithçka që ta paraqesin si luftë civile në emër të Beogradit.”, u shpreh Berisha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë e Berishës vjen, pasi Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur akuza për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 zyrtarëve. Thaçi nuk ka pranuar që të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se nëse akuzat ndaj tij provohen ai do të largohet nga detyra për t’u përballur me drejtësinë. Por, pas nisjeve të hetimeve dështoi edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të zhvillohej takimi i radhës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment