Politike

Pandemia/ Berisha flet si mjek për hapjen e shkollave: Është me rrezik, mungojnë dezinfektantët. Është virus serioz

Hapja e shkollave ishte pika ku Berisha u ndal fillimisht për të cilën u shpreh se nuk është aspak dakord që të hapen pasi nuk plotësojnë asnjë kusht anti COVID-19.
Featured image of article: Pandemia/ Berisha flet si mjek për hapjen e shkollave: Është me rrezik, mungojnë dezinfektantët. Është virus serioz Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë
Përditësuar:

TIRANE-Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha është i ftuar mbrëmjen e sotme në në ‘Çim Peka Live’ aty ku deklaroi fillimisht se gjendja në vend është me shumë rrezik për shkak të COVID-19.

Hapja e shkollave ishte pika ku Berisha u ndal fillimisht për të cilën u shpreh se nuk është aspak dakord që të hapen pasi nuk plotësojnë asnjë kusht anti COVID-19.

Hapja e shkollave është me rrezik. Ju garantoj se në minimumi 80 përqind të shkollave nuk ka asnjë kusht anti-Covid. Nuk ka ujë, nuk ka dezinfektant, nuk ka alkool, nuk ka pastrues. E lexova udhëzimin që dhanë. Në Tiranë shkollat janë me dy turne pa Covid, tani do bëhen me 4 turne. Asnjë garanci nuk ka, asnjë masë nuk është marrë në mënyrë absolute. A e dinë shqiptarët që buxheti i këtij viti është katastrofal për arsimin. Nuk ka para për alkool, dezifektantet, depozitat e ujit, spo ju japin mësuesve paratë e udhëtimit, ka 6 muaj që smarrin paratë” -tha Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ish-kryeminstri i vendit më tej tregoi dhe mendimin e tij që ka për COVID-19, duke treguar se beson se gjendja është serioze.

Si mjek ai tha se “unë mendoj se është virus serioz, një pjesë e njerëzve e kalojnë si grip, por një pjesë përjetojnë një situatë shumë të vështirë dhe këtu duhet të them jo vetëm të moshuarit, por edhe moshat e reja. Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse për personelin mjekësor, ne e shndërruam QSUT në bombën më të madhe biologjike që ka pasur ndonjë vend,” tha Berisha.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment