Politike

Sali Berisha: Milaim Bellanica s’është mirë, ka halucionacione, po e shfrytëzojmë kundër shqiptarëve dhe UÇK-së

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi edhe një sekret me një ministër të Jashtëm të Serbisë disa vite më parë në Tiranë.
Featured image of article: Sali Berisha: Milaim Bellanica s’është mirë, ka halucionacione, po e shfrytëzojmë kundër shqiptarëve dhe UÇK-së Milaim Bellanica dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi si haluçinante deklaratat e Milaim Bellanicës, se ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës kasetën për masakrën serbe ndaj shqiptarëve në Krushë të Madhe.

Në intervistën përballë gazetares Juli Xhokaxhi në ABC, Berisha tha se Bellanica nuk është mirë mendërisht, gjë e cila po shfrytëzohet nga armiqtë e UÇK-së dhe Shqipërisë.

“Këta merren me njerëz të sëmurë që kanë haluçinacionet dhe obsesionet e tyre duke i shfrytëzuar pastaj kundër shqiptarëve dhe UÇK-së,”- tha ish-kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Berisha zbuloi edhe një sekret me një ministër të Jashtëm të Serbisë disa vite më parë në Tiranë.

“Këtu erdhi ministri i Jashtëm serb dhe kërkoi që të takohej me mua. Unë i thash takohemi, por me një kusht. Cili është kushti, më pyetën? Thash që nuk duhet të përmendet asnjëherë fjala Kosovë në tavolinë. Për Kosovën, u thash të shkojnë të flasin me politikanët e Kosovës,”- tha Berisha.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment