Politike

Lirimi i Alikove/ Sali Berisha flet me EMRA, jep 3 ‘kandidatë’: Një prej tyre u takua me Çilin. Edi Rama urdhëroi zhdukjen e regjistrimit në hotel

Ish-kryeministri Sali Çili mund të jetë takuar ose me Adrian Dvoranin, ose me Sokol Sadushin, ndërsa emri i tretë i përfolur është ai i Artur Metani dhe njëri prej tyre ka marrë përsipër që të plotësojë kërkesën e tij.
Featured image of article: Lirimi i Alikove/ Sali Berisha flet me EMRA, jep 3 ‘kandidatë’: Një prej tyre u takua me Çilin. Edi Rama urdhëroi zhdukjen e regjistrimit në hotel Edi Rama, Henri Çili dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur tre emrat e gjyqtarëve tek të cilët ai dyshon se një prej tyre është takuar më 14 shkurt me botuesin Henri Çili.  Me anë të një statusi në Faceboo, Berisha shkruan se në dosje ka qënë edhe regjistrimi i takimit të Çilit dhe zyrtarit të lartë në ambientet e Hotel ‘Tirana’.

Sipas liderit historik të Partisë Demokratike, Çili mund të jetë takuar ose me Adrian Dvoranin, ose me Sokol Sadushin, ndërsa emri i tretë i përfolur është ai i Artur Metani dhe njëri prej tyre ka marrë përsipër që të plotësojë kërkesën e tij.

“Një javë më parë Edvin Mafia urdhëroi arrestimin e Katec Çilit dhe fshehu emrin e Katice Dvoranit, apo Katice Sadushit apo Katice Metanit, njëri prej të cilëve ishte regjistruar me zë dhe figurë si partner në krim me Katec Çilin. Edvin Mafia ka urdhëruar një krim tjetër të shëmtuar: zhdukjen e regjistrimit me ze dhe figurë të takimit të Katec Çilit dhe Katicës së Edvinit! Ky është shteti i mafies në çdo qelizë!,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tri Katicat dhe nje Katec! Vidhet nga dosja rregjistrimi i takimit te Katecit me Katicen ne Hotel Tirana! Miq, po e nis me shpjegim per titullin. Katica eshte prokurorja superspeciale e supervettuar e Maqedonise se Veriut, qe fill pasi mori detyren kenaqi xhepin, zemren dhe shiprtin me nje ryshfet nje milion dollare. Kurse tri katicat tona jane Katicë Dvorani, Katicë Sadushi, Katicë Metani, njeri prej ketyre drejtuesve te larte te institucioneve te narko drejtesise, sipas regjistrimeve autentike te urdheruara nga organi i hetimit, eshte takuar me dt 14 janar 2020 ne Hotel Tirana me Katec Çilin dhe ka marre persiper te plotesoje ne kerkese te tij, prapa te ciles njelloj si ne rastin e Katices se Maqedonise Veriut qendrojne as me shume dhe as me pak se sa 1 milion euro ryshfet. Nje jave me pare Edvin Mafia urdheroi arrestimin e Katec Çilit dhe fshehu emrin e Katice Dvoranit, apo Katice Sadushit apo Katice Metanit, njeri prej te cileve ishte rregjistruar me ze dhe figure si partner ne krim me Katec Çilin. Ndaj ketij veprimi me dy standarte reagova edhe une me nje status te titulluar: Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin. I diskretituar ma aktin qe beri, te nesermen Edvin Mafia urdheron Arben Malaviten qe me teleblushin e tij tju thote qytetareve se prokurori nuk ka thene se eshte bere dhe regjistruar me ze dhe figure ndonje takim ne Hotel Tirana midis Çilit dhe nje drejtuesi te larte te nje institucioni te drejtesise por ka thene se per kete takim eshte folur ne nje bisede telefonike midis dy personave. Me kete akt qesharak Edvini kerkonte te mbulonte diellin me shoshe. Kurse sot kemi nje zhvillim klamoroz! Katec Çili deklaroi me ze dhe figure se ai nuk ka bere asnje takim me ndonje Katice per çeshtjen prapa te ciles qendrojne 1 milion euro. Miq, per kete duhet falenderuar Katec Çili sepse ai deshmoi se, perveç aktit kriminal te fshehjes se njeres prej tre katicave te takimit e filmuar dhe regjistruar me ze dhe figure ne Hotel Tirana, Edvin Mafia ka urdheruar nje krim tjeter te shemtuar: zhdukjen e regjistrimit me ze dhe figure te takimit te Katec Çilit dhe Katices se Edvinit! Ky eshte shteti i mafies ne çdo qelize! 

Botuesi Henri Çili u arrestua gjatë operacioni “Mezhgorani” të zhvilluar të enjten e shkuar. Dy ditë pas arrestimit të tij, Gjykata e Përmetit dha masën në detyrim paraqitje” për Henri Çilin, i cili u akuzua për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasit e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Ndërkohë në dosje përflitet se Çili është takuar më 14 shkurt me një zyrtar të lartë, por emri i tij nuk është publikuar ende. Takimi mohohet kategorikisht edhe nga ana e botuesit. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Lirimi i Alikove/ Sali Berisha flet me EMRA, jep 3 ‘kandidatë’: Një prej tyre u takua me Çilin. Edi Rama urdhëroi zhdukjen e regjistrimit në hotel

  1. Po rijeton fëmijërinë, o Berish. U kënaqe me nofkat që krijon.

Shto Koment