Aktualitet

SAKRIFICA e ushqimit, e thotë SHKENCA, ja sa ditë mbijeton njeriu pa ngrënë! Ç’ndodh me trupin (HAP PAS HAPI)

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut kur qëndron kaq ditë pa ngrënë? Sipas shkencës, njerëzit mund të mbijetojnë pa asnjë ushqim për 30-40 ditë, afat që përkon me dëshminë e 34-vjeçares.
Featured image of article: SAKRIFICA e ushqimit, e thotë SHKENCA, ja sa ditë mbijeton njeriu pa ngrënë! Ç’ndodh me trupin (HAP PAS HAPI) Foto ilustruese

TIRANË– Ngjarja e ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë kishin vendosur që të sakrifikonin veten për t’u “ringjallur” sërish. Zhaneta dhe Blerta Josifi vendosën që të qëndronin pa ngrënë në mënyrë që të shkonin në parasjë, ashtu siç e predikon edhe sekti në të cilin ato predikonin, “Dëshmitarët e Jehovait”. Ndërsa brenda mbanin prej më shumë se 15 muajsh, Anisën, vajzën e vdekur. Sipas dëshmisë së Blertës, nënë e bijë kishin mbi 40 ditë pa u ushqyer, sakrificë për t’u ringjallur në parajsë.

Por çfarë ndodh me trupin e njeriut kur qëndron kaq ditë pa ngrënë? Sipas shkencës, njerëzit mund të mbijetojnë pa asnjë ushqim për 30-40 ditë, afat që përkon me dëshminë e 34-vjeçares. Megjithatë varet edhe nga gjendja e personit. Një i moshuar, mund të jetojë vetëm disa ditë. Ndërsa një person i ri në moshë, ia del të qëndrojë gjallë për 2-3 javë dhe më pas bie në koma (njësoj) si Blerta, për të ndërruar jetë më pas për shkak të mosfunksionimit të organeve.

PROCESI HAP PAS HAPI

6 orët e para

Gjithçka është goxha normale. Trupi fillon të zbërthejë glikogjenin – i cili ruan energjinë në trupin tuaj – në glukozë, të cilën qelizat tuaja e përdorin si lëndë djegëse. Rreth 25% e energjisë së gjeneruar përdoret vetëm për trurin, dhe pjesa tjetër shkon në muskuj dhe në qelizat e kuqe të gjakut.

Pas 6 orësh

Rezervat e glikogjenit janë drejt fundit. Kjo gjë sjell ndjenjën e zemërimit dhe të uritjes në të njëjtën kohë.

6-72 orë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trupi hyn në një gjendje të quajtur ketosis. Për shkak se tani ka shumë pak glukozë në gjakun tuaj, trupi duhet të shkatërrojë yndyrën për energji, e cila është e ndarë në acide yndyrore. Sidoqoftë, truri nuk mund të funksionojë si normalisht dhe në këtë fazë ka nisur edhe mungesa e funksionit normal të trurit.

72 orë

Pas 72 orëve, trupi praktikisht po kalbëzohet. Pa sheqer dhe yndyrë, trupi juaj fillon të kërkojnë energjinë tek proteinat.

1-2 javë

Pa asnjë vitaminë ose mineral, sistemi imunitar i trupit fillon të mbyllet së bashku me ndonjë funksion “trupor” të panevojshëm si përshmbeull menstruacionet apo dhe epshi. Në këtë moment fillon humbja në peshë, dhe fllkët fillojnë të bien. Trupi bën çdo gjë që të përshtatet për të mbijetuar me proteinën që ka mbetur.

3 javë – 70 ditë

Gjatë kësaj periudhe trupi është “dorëzuar”. Vdekja mund të ketë ardhur për shkak të mungesës së ushqimit por nuk përjashtohet edhe ataku kardiak, për shkak të mosfunksionimit të organeve.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment