Aktualitet

GJKKO sekuestron makinën e Saimir Taullaut, liron pronat e dy vëllezërve të tij

Avokati i Saimir Taullaut, Detar Hysi, i cili ka bërë me dije se klienti i tij i ka të gjitha pronat e ligjshme dhe se vendimi do të apelohet.
Featured image of article: GJKKO sekuestron makinën e Saimir Taullaut, liron pronat e dy vëllezërve të tij Saimir Taullau

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar makinën e Saimir Taullaut, ndërsa ka lënë të lirë pronat e dy vëllezërve të tij Fatmir dhe Albert. Avokati i tij, Detar Hysi, i cili ka bërë me dije se klienti i tij i ka të gjitha pronat e ligjshme dhe se vendimi do të apelohet.

SPAK kërkoi që të sekuestrohen:

1-Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria ‘SABA-Taullau 3’ shpk), e ndodhur në Lushnjë.

2-Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

3-Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.4-Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5-Automjet tip ‘Nisan Pathfinder’, ngjyrë gri.

6-Automjeti tip ‘JEEP’, me ngjyrë të errët

Që prej 3 shkurtit të këtij viti, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. Më 8 shkurt, OFL-ja i dërgoi formularin edhe Saimir Taullaut, dhe vetëm një ditë më pas, ai dërgoi të gjitha dokumentat për të justifikuar pasurinë e tij. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment