Sport

Ndeshja Tirana-Kukësi, Safet Gjici: Titulli do ishte mrekulli, s’lëshojmë asgjë këtë sezon (VD)

Rëndësia e kësaj sfidë është jetike por ekipi nuk duhet të jetë nën presion pasi sipas Gjicit, asgjë nuk përfundon pas kësaj ndeshje.
Featured image of article: Ndeshja Tirana-Kukësi, Safet Gjici: Titulli do ishte mrekulli, s’lëshojmë asgjë këtë sezon (VD) Safet Gjici, kreu i Bashkisë Kukës

KUKËS- Në vigjilje të sfidës kundër Tiranës, një ndeshje e projektuar si një finale e parakohshme, Safet Gjici, presidenti i nderit i Kukësit, prek krenarinë e tifozëve kuksian, kërkon masivitet në shkallët e stadiumit për ti dhënë një suport ekipit në këtë ndeshje jashtëzakonisht shumë të rëndësishme.

Statistikat flasin në favor të ekipit të Shpëtim Duros teksa në dy përballjet e para në këtë sezon kanë arritur ti marrin 6 pikë të plotë, por këtë herë, të premten, është një tjetër histori, bardheblutë po kalojnë një moment shumë të mirë. Rëndësia e kësaj sfidë është jetike por ekipi nuk duhet të jetë nën presion pasi sipas Gjicit, asgjë nuk përfundon pas kësaj ndeshje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sigurisht që diskutimi do të ishte ndryshe nëse ekipi nuk do të kishte lënë dy pikë në sekondat e fundit kundër Bylis. Gjici nuk përjashton as Partizanin nga gara për titull, ky pritet të jetë një sezon ku gjithçka do të vendoset në frymën e fundit. Me një organikë me shumë klas dhe të plotë, Gjici kërkon nga ekipi ti shkojnë deri në fund të dy kompeticionve por sigurisht që prioriteti kryesor është titulli kampion.

(Marrë nga BalkanWeb)

Shto Koment