LIVE UPDATES
Insights

Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

19 Korrik 2020, 20:09 Nga DOSJA
Sa zgjat kjo e mallkuar varfëri

Shqipëria – e kaluara – e tashmja – dhe e ardhmja

Sa zgjat varfëria baba?
40 ditë bir…
– Pas 40 ditëve a bëhemi të pasur baba?
Jo bir, mësohemi!

Keshtu u mësuam dhe ne si komb…

Sa zgjat varfëria?
Varfëria si nocion është i njohur kudo në botë, por nuk duhet të ekzistonte në Shqipëri duke vënë në propocion resurset me numrin e popullsisë. Fatkeqësisht në Shqipërinë tonë është më e theksuar. Shikojmë luksin me një xham që nuk na lejon ta prekim. Është si ai zogu me krahë të thyer që e mban kokën nga qielli. Dhe qielli për ne ka mbetur Europa …

Pasojat e varfërisë janë ndër më të rëndat. Një i varfër, në nivelet që jane sot në radhë të parë i preket ana mendore, bie në depresion nga inferioriteti duke rritur numrin e vetvrasjeve. Për të mbijetuar lind nevoja e vjedhjes, nevoja e punëve ilegale ,te cilat sjellin rritjen e kriminalitetit në vend duke përfshirë këtu atë më të rëndën: Vrasjen, etj etj
Në këtë pikë është vendi jonë…Në pikën ku kanë humbur dinjitetin si pasojë e skamjes. Jo të gjithë janë të aftë të kryejnë krime!

Shqipëria jonë, që ne e dimë të gjithë, është një copëz parajse e cila prodhon për shkak të klimës, pozicionit gjeografik dhe resurseve natyrore.
Pikërisht ky vend ka perjetuar ndër vite e shekuj një skamje dhe mjerim duke përjashtuar pronarët e tokave, tregtarët e dikurshëm dhe kriminelët dhe hajdutët e sotshëm.

Duket sikur historia përsëritet në fakt dhe ne rrimë , shpresojmë, presim se një ditë Ndërkombëtarët do vijnë të na shpëtojnë. Jo!

Para se të gjejmë fajin tek të tjerët duhet ta gjejmë tek vetja! Përgjegjësia kryesore bie mbi superstrukturën e shoqërisë, mbi ata që e kanë drejtuar dhe e drejtojnë këtë vend.

Askush dhe asgjë nuk të shpëton nga ata që shumica juaj zgjedhin. Ndëshkimi vjen me votë dhe jo me shkatërrim. Të kthehemi pak në histori! Pa hyrë larg në histori po flasim për historinë e re të këtij vendi që ka të bëjë me periudhën pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Sistemi Komunist e gjeti Shqipërinë të rrënuar ekonomikisht (kjo për shkak të luftës). Por për hir të së vërtetës, pavarësisht sistemit të zgjedhur qeveritë komuniste bënë disa reforma serioze duke përfshirë të gjitha fushat. Së pari motivoi njerëzit për të punuar me ndershmëri duke vënë ligje të ashpëra ndaj vjedhjeve dhe shpërdorimeve.

Çdo pasuri e sekuestruar ndaj klasave të pasura sipas teorisë komuniste i kaloi në administrim shtetit me dokumenta shumë korrekte. Përqëndrimi i ekonomisë dhe mjeteve të prodhimit në administrim të shtetit u shoqërua me forcimin e ligjit dhe përzgjedhjen e menaxherëve të aftë.

Ekonomia filloi të rimëkëmbej shumë shpejt duke u zhvilluar e modernizuar cdo vit e më tepër. Planet e hartuara bëheshin realitet me hir dhe me pahir. Zhvillimi u ndie në të gjitha fushat si në ekonomi në arsimim e shkencë, arte e kulturë, në shendetësi, e kudo.
Degët kryesore të ekonomisë si Industria e Bujqësia patën zhvillim të kënaqshëm sidomos bujqësia arriti në majat e saj e bazuar në shkencë me anën e Instituteve Bujqësore të shtrira në gjithë vendin. Po kështu u ngritën fabrika, uzina, punishte duke i dhënë Industrisë një zhvillim në të gjitha degët e saj. U investua në Energjitike, Minierë e Burime naftënxjerrëse e përpunuese etj.

Gjithë ky zhvillim ekonomik (panvarësisht se qytetarët ishin përsëri të varfër) u akumulua në Investime e trupëzuar në pasuri të luajtshme e të paluajtshme kaq e madhe ka qënë kjo pasuri sa ka 30 vjetë që shperdorohet e vidhet dhe akoma spo mbarohet edhe sot.

Lëvizjet demokratike pas viteve 1990 patën mbështetje popullore për demokratizimin e politikës, jetës së qytetarëve dhe për një organizim më të mirë të ekonomisë.
Por si me porosi ,për fatkeqësinë e shqipëtarëve në mënyrë të organizuar u shkatërrua ekonomia kombëtare. Sado i keq qoftë , cdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e tij, dhe ndryshimi duhet të sjelli përmirësim sistemesh jo nisjen nga pika zero cdo herë.
A e fshimë dot dhimbjen e të cënuarve nga komunizmi me shkatërrime e vjedhje? Jo, përkundrazi!

U vodhën dhe u shkatërruan: Bankat, Magazinat, Ndërmarrjet bujqësore, Industria me uzinat dhe fabrikat e saj et etj, dhe për këto jeni të gjithë dëshmitarë. Ju kujtoj vetëm investimet në frutikulturë, në rivierën shqiptare që ishte një perlë. Ju kujtoj uzinën e plehrave azotike në Fier. Ju kujtoj uzinën e instrumentave në Korcë. Ju kujtoj Institute të pasur në fushën e shkencës dhe teknikës. Ju kujtoj nivelin arsimor ,et etj, pa fund.

E historia po përsëritet. E ne vazhdojmë të luftojmë pa një program, pa një sistem ekonomik të mirëstudiuar sipas kushteve e mundësive tona, por adhurojmë individin , pra kryetarët e partive.

Që Shqipëria të eci e sigurtë pa e kthyer kokën mbrapa, që shqipëtarët të jenë të qetë, dikush për këtë duhet të japi llogari. Pa dhënë llogari mbi pasuritë e shqipëtarëve nuk ka siguri. Njerëzit duhet të mësojnë që kush dëmton paguan. Njerëzit duhet të jenë të pergjegjshëm me pasuritë e vendit se nuk i kanë pronat e tyre. Ky duhet të jetë hapi i parë i zhvillimit ekonomik dhe pse jo dhe politik i Shqipërisë.

Unë mendoj dhe sugjeroj që ne duhet të ndërtojmë të renë mbi të vjetrën duke marr më të mirat e cdo sistemi dhe të luftojmë për sisteme më të mira. E thënë ndryshe Shqipëri , ekonomia nuk ngrihet as nga të ardhurat e emigrantëve e as nga krimi. Vijnë nga zhvillimi, menaxhimi dhe përmirësimi i sistemeve ekzistuese.

Unë mendoj se ne duhet të drejtohemi drejt të qënit një vend social. Si duhet të veprojmë, implementimi, të mirat dhe pasojat do të jenë në artikullin pasues.
Sepse unë nuk dua ta pyes më veten sa zgjat kjo e mallkuar varfëri!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog silvana begaj silvana begaj

Sondazh

Poll
Insights 18 Korrik 2020, 09:21

Rruga e vërtetë

Dante Aligieri te “Komedia Hyjnore” shkruante “në mes të shtegtisë së kësaj jete, u gjeta në një pyll krejt errësi, se kisha humbë unë rrugën e vërtetë”. Metafo...

Insights 16 Korrik 2020, 10:02

ANALIZA: NATO po vdes

NATO mund të jetë “aleanca më e suksesshme në histori” – siç pretendon sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg – por gjithashtu mund të jetë në ...

Insights 14 Korrik 2020, 08:54

Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u...

Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni