Bota

‘Sa vjen e ngjan më shumë me William’ Princ George mbush 8 vjeç dhe fansat shohin te ai një ‘kopje’ të babait të tij

FOTO
Nëna e tij, e cila gjithmonë i shkrep vet fotografitë e familjes, ditën e djeshme postoi një foto të princit George në faqen zyrtare të Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, me mbishkrimin '8 vjeç nesër'.
Featured image of article: ‘Sa vjen e ngjan më shumë me William’ Princ George mbush 8 vjeç dhe fansat shohin te ai një ‘kopje’ të babait të tij Prince George dhe Princ William

BRITANI– Sot është një ditë e veçantë për familjen mbretërore të Britanisë pasi princi George ka ditëlindjen. Më i madhi nga tre fëmijët e princ William dhe dukeshës, Kate Middleton mbush 8 vjeç. Nëna e tij, e cila gjithmonë i shkrep vet fotografitë e familjes, ditën e djeshme postoi një foto të princit George në faqen zyrtare të Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit, me mbishkrimin ‘8 vjeç nesër’.

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka fotografuar George në një Land Rover Defender, një nga automjetet e preferuara të Prince Philip, stërgjyshit të tij që ndërroi jetë në Prill.

George shihet duke qeshur në foto, ndërsa në komentet e tyre ndjekësit përveç urimeve vunë re se princi është një kopje e babait të tij, princ William.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
postimi i Kate Middleton

‘Ngjan tamam si babai i tij‘- shkruan një ndjekës, teksa një tjetër thotë: Sa vjen e ngjan më shumë me William.

Princ George është fëmija i parë i çiftit dhe është i treti në linjë për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, pas gjyshit të tij Charles dhe babait të tij William.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment