Aktualitet

Sa vaksina do marrim para sezonit turistik? Manastirliu: Kemi kontraktuar doza për 800 mijë qytetarë

VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh besimplotë se para sezonit të verës do të nisë edhe vaksinimi masiv. 
Featured image of article: Sa vaksina do marrim para sezonit turistik? Manastirliu: Kemi kontraktuar doza për 800 mijë qytetarë Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe njëherë me dije se deri më tani Shqipëria ka kontraktuar doza të mjaftueshme për 800 mijë qytetarë. Gjatë një konferencë për shtyp me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ministrja u shpreh besimplotë se para sezonit të verës do të nisë edhe vaksinimi masiv. 


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Sa vaksina do marrim para sezonit turistik?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manastirliu: Kemi tre skenarë, ku më ambiciozi është ai brenda 14 muajve. Jemi besimplotë që këtë ambicie do ta realizojmë. Kemi doza për 800 mijë qytetarë doza të kontraktuara. Jemi në negocioata për të patur kontrata të tjera që të kemi një mbulim të të gjithë popullatës. Nuk duhet të harrojmë përpjekjet që kemi bërë. Brenda pranverës, jemi besimplotë që do të intensifikojmë vaksinimin në mënyrë që objektimi që kemi, në verë të kemi vaksinim të popullatës të jetë realitet. Vaksinimi do të intensifikohet.


LAJMI KRYESOR: ZYRTARE! Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, s’ndryshojnë masat edhe për 2 javë! Zëvendësohen Najada Çomo e Tritan Kalo, Komiteti Teknik i Ekspertëve me 3 anëtarë të rinj

(k.m/dosja.al)

Shto Koment