Politike

“Sa vajza ke”, pas Zgurit, Aurel Plasari publikon mesazhet kërcënuese: Mua nuk më mbron njeri

Në një status në rrjetet sociale, studiuesi Plasari ka publikuar mesazhet që ka marrë nga një person që e pyet për vajzat.
Featured image of article: “Sa vajza ke”, pas Zgurit, Aurel Plasari publikon mesazhet kërcënuese: Mua nuk më mbron njeri Aurel Plasari

TIRANË– Aurel Plasari ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale. Studiuesi lë të nënkuptohet se pas kryetarit të KQZ-së, tashmë është ai që po merr kërcënime.

“Sa vajza ke”, shihet i shkruar në mesazhin e publikuar, që siç e vini re është dërguar nga një person me emrin Emilja Pjetri. Krahas këtij postimi Plasari shkruan se për të nuk është mobilizuar asnjë lloj mbrojtje pavarësisht kërcënimeve.

“KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.,”– shkruan Aurel Plasari në statusin e tij.

Foto e publikuar nga Aurel Plasari

Një person me iniciale E.P., nga Shkodra ka kërcënuar se do ta vriste Zgurin dhe familjen e tij. Në Facebook-un e kreut të KQZ-së ka mbërritur mesazhi: “O m*t, do të vras ty edhe familjen.”

Pas këtyre kërcënimeve, Zguri është marrë në mbrojtje së bashku me familjen.

(f.m/dosja.al)

2 Komente në ““Sa vajza ke”, pas Zgurit, Aurel Plasari publikon mesazhet kërcënuese: Mua nuk më mbron njeri

  1. Para 6-7 vitesh ky pederasti me emrin Emiljan Pjetri hiqej si i majte,por ne fakt ishte i djathte,perpiqej te dukej si shkodran ne te te shkruar por ishte nje imitues i peshtire,bente trimin shante e fyente kedo,por po ti ktheheshe te lepinte topet,ka shume mundesi qe te jete nje emigrant rreckam shqiptar me rezidence te Greqi nisur nga disa rrethana te mesuara nder vite,fotot,miqte,komentuesit etj etj.Kam bindjen se kjo eshte e stidur nga pd-ja pasi si Zgurin ashtu dhe Plasarin duke e ditur qe skane asnje peshe ne shoqerine shqiptare dhe jane thjeshte lehes nuk i pjerth kush .

  2. Ikni burra se na çau lepuri

    Hahahahaha. Erdhi edhe më qajt burrat halle facebook’u.

    Po më dhimbset presori që e ka marrë kaq seriozisht.

Shto Koment