KulturePsikologji

Sa të vetmuar do ishim nëse do zhdukeshin telefonat ?

Fotografi amerikan Erick Pickersgill, ka krijuar nje galeri artistike, për të na kujtuar se sa anormale është mbajtja e telefonit gjithë kohës me vete.

 Me siguri dhe tani je duke më lexuar me aparatin tend smartphone. Imagjino për pak se si do të ngjaje nëse telefoni yt do të zhdukej papritur nga duart e tua. I vetmuar ?  Paksa I cmëndur ? Do ndiheshe I injoruar nga njerzit e tjerë që janë gjithë kohës me telefonat e tyre nëpër duar ?

Fotografi amerikan Erick Pickersgill, ka krijuar nje galeri artistike, për të na kujtuar se sa anormale është mbajtja e telefonit gjithë kohës me vete.

Ne serine e fotove të tij, ai ka hequr celularin si objekt , duke lënë pas vetëm idenë metaforike të tij.

Kështu sheh njerëz në ambjente të ndryshme, të cilët I kushtojnë rëndësi duarve të tyrë bosh, njerëz që janë në shoqëri të mirë, por sërisht e mbajnë mëndjen tek hapësira boshe ndërmjet duarve të tyre , duke injoruar cdo gjë që I rrethon .

Galeria na rikujton sa e trishtë është jeta jonë , me praninë konstante të telefonave, sa boshe dhe sa e pakuptimtë është në të vërtetë ajo.

 

Burimi:Photography.com

E.C/Dosja.al

Shto Koment