AktualitetRajoni

 “Sa të ketë Kosovë mbi dhé, ju jemi mirënjohës’, Thaçi falenderim prekës: Na ndihmuat

Hashim Thaçi në fjalën e tij në ceremoninë për 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës falenderoi SHBA dhe vendet që ndihmuan Kosovën.

KOSOVE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij në ceremoninë për 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës falenderoi SHBA dhe vendet që ndihmuan Kosovën.

“Sa te ketë Kosovë mbi këtë dhe do t’ju jemi gjihnjë mirënjohës për atë vendim që morët në pranverën e 1999. Ju them prapë faleminderit “Thank You”. Edhe pas luftës, ju sërish na ndihmuat. 12 qershori, ditë historike. Dita e lindjes së Kosovës. “-tha Thaçi.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(F.g & A.S/dosja.al)

Shto Koment