Showbiz

“Sa poetik o zot”, Isli Islami i bën komentin romantik Ori Nebiajt: Bukuria jote…(Foto)

"Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar."- komenti më i fundit që i ka lënë Isli Islami, moderatores Ori Nebiaj që shton dyshimet për një lidhje mes dyshes.
Featured image of article: “Sa poetik o zot”, Isli Islami i bën komentin romantik Ori Nebiajt: Bukuria jote…(Foto) Isli Islami dhe Ori Nebiaj

TIRANË- Ori Nebiaj dhe Isli Islami janë një prej dysheve më të veçanta të emisionit të mëngjesit, “Wake Up”.

Dy moderatorët përveçse janë shumë në sinkron me njëri-tjetrin gjatë prezantimit  të emisionit që zgjon të gjithë  shqiptarët, duket se kanë dhe një lidhje më shumë në jetën e tyre private, pasi është parë që kalojnë shumë kohë sëbashku edhe jashtë pune.

Që prej sezionit të fundit  veror në TopChannel, “Pushime on Top”, mediat rozë shkruajtën rreth një romance mes tyre.

Pasi shpesh herë Isli i lë komente të veçanta Orit në fotot që ajo publikon në rrjetet sociale.

Kështu ka  bërë edhe këtë herë, ku krahas fotos që moderatorja ka ka publikuar në Instagram Isli i ka shkruar: Bukuria jote është zhurma më e këndshme që veshët e këtij qyteti kanë dëgjuar.

Dhe Ori ja ka kthyer: “😂😂😂 sa poetik o zot 🤩”

Një koment ky që shton edhe më shumë dyshimet për një lidhje dashurie mes çiftit.

Megjithatë mbetet për t’u parë sesa e vërtetë është pasi asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment