SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANE– Nje femër që lidhet me një mashkull më të ri në moshë komentohet shpesh si ‘lulja që po vyshket dhe ka nevoje për t’u ujitur’. Dhe zgjidhjen e gjen tek një mashkull më i ri, te ai që i jep më shumë energji, që e rikthen pas në kohë dhe që e argëton më shumë.
Të paktën kjo është ajo që shihet nga jashtë një marrëdhënie të tillë. Se si një çift e ndërton marrëdhënien mes tyre, është temë tjetër. Por, mos të dalim nga ajo që duam të themi.
Vajzat e njohura shqiptare që kanë krijuar një marrëdhënie me meshkuj më të rinj se vetja! Këtu përfshijmë Jonida Maliqin, Soni Malajn, Bora Zemanin, Rovena Dilon, Ciljeta Xhilaga, Arbana Osmani, Françeska Jaçe dhe Aurela Gaçe.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Pothuajse katër vite nga divorci i përfolur, Jonida Maliqi është e qetë në krahët e një tjetër mashkulli, aktorit të humorit Romeo Veshaj. Dyshja janë shumë të lumtur së bashku. Jonida ka një diferencë jo fort të vogël me partnerin e saj të ri, pasi Veshaj është vetëm 23 vjeç, ndërsa Maliqi 36 vjeç, por ky fakt nuk i ka penguar aspak çiftin të shijojnë romancën e tyre.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Bora Zemani, i ka dha fund bashkëjetesës së saj me Vin Velin shumë muaj më parë. Çifti janë edhe prindër të një djali simpatik që quhet Arbor. Bora Zemani është bukuroshja që i rrëmbeu zemrën Donald Veshaj kohë më parë, lidhje kjo që tashmë ka përfunduar.
Çifti kishte një diferencë 5 vjeçare në moshë, duke qenë se moderatorja është 28 vjeç, ndërsa aktori 23 vjeç.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Shumë ishin ata që nuk e besuan në fillim historinë e dashurisë mes Arbanës dhe Eduart Grishajt. Sot çifti ka një lidhje të konfirmuar dhe janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Të dy ata festojnë ditëlindjen në 7 maj, moderatorja bëri 37 vjeç ndërsa regjisori 33 vjeç.
Aurela Gaçe dhe Skerdi
Çifti prej kohësh kanë një marrëdhënie të suksesshme dhe janë prindër të dy vajzave. Dyshja prej kohësh është celebruar dhe jetojnë një histori të bukur dashurie. Vetë këngëtarja ka deklaruar se është një vit më e madhe se bashkëshorti i saj dhe absolutisht që kjo nuk ka qenë kurrë një problem në lidhjen e tyre.
Soni Malaj dhe Klevi
Këngëtarja shqiptare Soni Malaj pas ndarjes me Mirkon, ish-bashkëshortin me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana, konfirmoi lidhjen e re me partnerin, Klevi, biznesmeni nga Tirana. Cifti ka tashmë disa vite së bashku e duket se kanë gjetur dashurinë e vërtetë. Ato nuk postojnë foto të tyre, por kur ndodh sigurohen që fotoja të jetë teper e bukur. Ah se harruam, Soni është më e madhe se Klevi, se sa nuk e dimë…
Rovena Dilo dhe Eltion Merja
Këngëtarja shqiptare u njoh me balerinin Eltion Merja gjatë kohës kur konkuronte në “Dancing with the stars”. Lidhja e tyre vazhdoi për disa vite lidhje dhe 1 viti bashkëjetese. Dukshëm vihej re diferenca e moshës mes tyre edhe pse asnjëherë nuk janë zbuluar shifrat.
Tashmë ata janë ndarë, arsyeja përflitet se ishte tradhëtia nga ana e balerinit.
Çiljeta dhe Alban Hoxha
Një tjetër lidhje shumë e komentuar është ajo mes këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga dhe futbollistit Alban Hoxha.
Ajo është rreth 2 vite e gjysmë më e madhe se Albani, megjithatë kjo diferencë nuk është problem për ta dhe lidhjen e tyre, për të cilën vijojnë të jenë mjaft diskret.
Françeska Jaçe dhe Albi
Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe përflitet se është në lidhje me mbrojtësin e skuadrës së Tiranës, Albi Doka. 26-vjeçarja duket se nuk e ka aspak problem faktin se i dashuri i saj është tre vite më i ri se ajo.
Mirëpo një tjetër lidhje me diferencë të madhe moshe ka dhe vajza që na bën krenare në të gjithë botën, Dua Lipa!
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
Ende pa kapërcyer mirë lajmin që ajo sapo doli nga një lidhje, lajme se ajo kishte filluar romancë të re u përhapën. Bëhet fjalë për vëllain e modeleve të famshme Gigi dhe Bella Hadid, Anëar me të cilin Dua ka 4 vite diferencë në moshë duke qenë se ai është 20 vjeç.
Dukshëm vihet se re shifrat nuk kanë aspak rëndësi për vajzat e njohura. E fundja, kur për to nuk është problem, pse të jetë për ne, rëndësi ka që ato ndihen mirë dhe të lumtura…
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një tjetër mashkull ka bërë që Luana Vjollca t’i jaë fund lidhjes së saj 4-vjeçare me Krenar Çoçajn, lajm i bërë i ditur...
TIRANË– Ditën e sotme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inaguruar rikonstruksionin e shkollës “Jeronim De Rada”. Në rrjetet e tij sociale, Ve...
U paraqit si një nga femrat që nuk njeh tabu, për vite të tëra realizoi projekte të cilat ishin atraksion në botën e skenës muzikore. U përfol shumë e shumë, sa...
SHBA– Aktorja Naya Rivera e cila humbi jetën muaj më parë në liqenin Piru, bëri bujë të madhe në media. Pavarësisht famës së saj, rrethanat e vdekjes tris...
TIRANE– Është përfolur gjatë në media për lidhjen e Fjoralba Ponarit e deri më tani nuk është publikuar asnjë foto që të mund t’ja shikojmë identitet...
MAL I ZI- Emina Cunmulaj është modelja shqiptare që pavarësisht se ka një jetë që të gjithë ëndërrojmë në Amerikë, nuk harron se ku është lindur dhe rritur. Kët...
DashiE diela fillon pak e përgjumur, por më pas forca dhe energjia kthehen pasdite. Mbrëmja do të jetë shumë e vlefshme për sa i përket ndjenjave.Kontaktet favo...
FIER– Shkrimtarja Mira Meksi ka fituar çmimin “Romani më i mirë” në panairin kombëtar të librit “Fier 2020”.Çmimi i...
TIRANË– Fundjava është krijuar për familjen! Edhe kryedemokrati Lulzim Basha është pikasur në plazh bashkë me bashkëshorten e tij, Aurelën. Të dy në ...
BREZOVICË- Reperi Ledri Vula po kalon pushimet së bashku më partneren e tij, Sara Hoxhën. Pas disa javëve pushimë në Ulqin ku kanë zbuluar se janë në pritj...