Aktualitet

“Sa lekë merr ajo , apo 10 si të gjitha?”/ Zbardhen përgjimet në qendrën e masazhit në Don Bosko ku ushtrohej prostitucion, bisedat e vajzave me ‘shefin’: Jam me zemrën…s’po e zgjas se kushedi ç’a mendon

Mes të tjerash, Klitoni pyet shumë herë nëse ka pasur 'prurje' të reja në biznesin e tij dhe të mos i gënjenin kot klientët. Shuli dhe menaxheri i kësaj qendre Ernes Shkreli i rekrutonin vajzat përmes rrjeteve sociale. Ata u zbuluan të premten. Shkreli ra në pranga, pesë vajza u proceduan penalisht, ndërsa pronari Shuli është shpallur në kërkim. 
Featured image of article: “Sa lekë merr ajo , apo 10 si të gjitha?”/ Zbardhen përgjimet në qendrën e masazhit në Don Bosko ku ushtrohej prostitucion, bisedat e vajzave me ‘shefin’: Jam me zemrën…s’po e zgjas se kushedi ç’a mendon Qendra e masazheve

TIRANË– GazetaSi ka publikuar një shkrim me përgjimet e punonjësve të qendrës së masazhit në “Don Bosko” ku ushtrohej dhe prostitucion. Në shkrim, dallohet qartë afrimiteti i vajza me Kliton Shulin, pronarin e kësaj qendre masazhi, që tashmë është shpallur dhe në kërkim. 

Mes të tjerash, Klitoni pyet shumë herë nëse ka pasur ‘prurje’ të reja në biznesin e tij dhe të mos i gënjenin kot klientët. Shuli dhe menaxheri i kësaj qendre Ernes Shkreli i rekrutonin vajzat përmes rrjeteve sociale. Ata u zbuluan të premten. Shkreli ra në pranga, pesë vajza u proceduan penalisht, ndërsa pronari Shuli është shpallur në kërkim. 

Shkrimi i GazetaSi

Një e re, e cila e kishte lënë punën me shërbime të plota në një qendër masazhi në kryeqytet, i tha policisë se pasi e kishte braktisur këtë punë pasi i dukej e padenjë,por nga varfëria ishte kthyer sërish. Vajza me inicialet B.S u gjet në qendrën e masazhit Spa. Xh, së bashku me disa të tjera thanë burime zyrtare të gazetës Si.

Ajo dyshohet që përveç masazhit u ofronte klientëve shërbime seksuale, ndërkohë që agjentët pretentojnë se gjatë kontrollit sekuestruan edhe një bllok me emrat e punonjëseve që shërbenin dhe ofronin trupin. Në dëshminë e dhënë para policisë njëra ndër pesë vajzat që u rrëfyen tregon se si pamundësia për të siguruar një punë gjatë pandemisë e ktheu në punonjëse seksi.

“Në shkurt të këtij viti fillova punë në qendër, duke shërbyer si masazhatore. U shkëputa deri në muajin nëntor për t’u kthyer sërish ku ofroja full body që përfshin masturbimin e klientit deri në ejakulacionin e tij”.

Policia sqaron se aktualisht janë nën hetim disa qendra masazhesh me shërbime të tilla ku ofrohet një lloj prostitucioni i fshehtë. Por ajo që e bën interesante këtë hetim sipas burimeve të gazetës Si janë të dhënat që janë përfituar nga kqyrja e telefonave ku vajzat tregojnë në biseda me njëra-tjetrën se përdornin rrjetet sociale për të siguruar klientë e për t’i joshur ata. Njëra nga të dyshuarat pohoi për policinë se punonte me klientë të zgjedhur dhe që fillimisht ata ja siguronte një punëmarrës tjetër, i cili më vonë ia kaloi qedrën e masazhit për administrim pronarit më të ri, që përfundoi i arrestuar por që gjatë marrjes në pyetje këmbënguli se nuk kishte informacion se çfarë ofronin tjetër punonjëset.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por e dyshuara për prostitutë shton se për një masazh kërkoheshin 2800 lekë, kurse për shërbimet e tjera sipas asaj që kërkohej çmimet varionin nga shërbimi në shërbim. Ndërkohë veç policisë, mësohet se edhe inspektoriati i punës ka nisur procedurat për masë, duke qenë se punonjëset si masazhatore punonin si të pasiguruara dhe në të zezë.
Vajzat e qendrës në fjalë që u kontrollua nga policia janë vënë nën ndjekje penale për akuzën e prostitucionit, pasi që të gjitha kanë pranuar dhe detajuar shërbimet që kryenin brenda qendrës për pagesa që variojnë nga 50 euro deri në 100 euro.

Mes veprimeve hetimore policia pranon se ka sekuestruar edhe disa aparate celularë si dhe ka sekuestruar një shumë parash që ishin xhiroja e ditës kur edhe u mbajt aksioni policor. “Kjo qendër është e parregjistruar në emër të K. Sh. dhe sipas inspektoriarit të punës ushtronte veprimtarinë pa licencë”, shkruan më tej policia. Në një nga bisedat e kqyrura në telefon zhvillohen biseda ku pyetet për vajzat e reja që ofron qendra deklaron policia. Biseda është si vijon. Aty tregohet se si qendra ishte vigjilente nga kontrollet e policisë që shpesh po ja beh muajt e fundit nëpër qendra masazhesh në Tiranë.

K: tani a kemi ndonjë gocë të re apo mashtroni miletin me statuse?
C: kjo e dyta .. se na ke mësu vetë. Jo veç kjo B… është
K: Po mirë qenka gjysma e të keqes. Është aty?
C: Po. Po e mbyll. Ta le me alarm a jo? Se kemi fillu me e lënë me alarm këto kohë
K: jo jo lene fik
C: i ke celësat tek kafja. Natën

Biseda e dytë zhvillohet sërisht mes të dy komunikues dhe është dy javë më vonë

K: Me kë je kështu?
C: Jam me zemrën
K: Sa zemra të janë bërë kështu? Ok ok vazhdo s’po të shkruj mo se si dihet ca mendon zemra
C: E ke emrin shefi
K: Mirë qenka puna
C: Më tha në katër jam aty
K: Sa lekë merr ajo , apo 10 si të gjitha?
C: Dhjetë ka marrë kur ka bërë tek këto tonët
K: Merre pyete ku është ?

Sipas policisë këto biseda tregojnë edhe çmimet dhe se si interesoheshin për vajzat, të cilat pasi ofronin shërbime kishte raste që klientë bujarë u linin më tepër para se sa ishte bërë pazari. A ke patur ndonjë çikë punë pyet biseduesja në telefon shoqen e saj dhe tjetra i përgjigjet se megjithë postimet që shkruan përditë, ende nuk i ka shkruar askush dhe se puna kishte rënë goxha nga covidi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment