Aktualitet

10 kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të quhet kurban për festën e Bajramit

Festa e Kurban Bajramit festohet nga të gjithë besimtarët mysliman dhe ka si traditë therjen e një kafshe si kurban.
Featured image of article: 10 kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të quhet kurban për festën e Bajramit Foto ilustruse

Imami Ibn Uthejmin është shprehur se për të therur një kafshë në festën e Kurban Bajramit dhe ajo të quhet kurban duhet të plotësojë 10 kushte sipas Kuranit.

Kafsha që të jetë kurban duhet të jetë bagëti deve, lopë ose dhi.

Mosha e kafshës që të jetë kurban: Deveja duhet të jetë më shumë se pesë vjeçe, lopa më shumë se dy vjeç, dhia të ketë mbushur një vit, kurse delja së paku duhet të jetë gjashtëmuajshe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cilësitë: Parimi i kurbanit është të jetë i shëndetshëm, pa të meta, pa sëmundje, të qartë dhe pa mangësi, nuk duhet të jetë e verbër (të mos i mungojë ndonjë sy), të mos jetë çalë të mos ketë gjymtyrë të thyer dhe të mos jetë e dobët në trup.

Sipas Imamit çdo person që niset të bëj një kurba në festën e Bajramit duhet të ketë parasysh që kafsha që do të therë duhet të plotësoj këto kushte.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment