
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj 27-vjeçarit Beniamin Bezhani në Dukat të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të riut i është bërë pritë në hyrje të fshatit, kur po kthehej në banesë. I riu sapo kishte dërguar në shtëpinë e saj të fejuarën e tij.
Autorët e kanë ndjekur për disa kohë dhe më pas kanë nisur që të qëllojnë me breshëri ndaj tij. Edhe pse Bezhani ka tentuar që t’i largohej autorëve, nuk u ka shpëtuar plumbave të tyre por humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal. Sipas informacioneve paraprake në mjetin tip Benz të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, çka lë të kuptohet se i riu ruhej prej kohësh.
LAJMI KRYESOR: Atentat në Dukat të Vlorës! Vritet 27-vjeçari, ishte dënuar me burg në Itali. Policia i gjeti armën në makinë, prej kohësh ruhej
(k.m/dosja.al)