Aktualitet

Sa i aftë do të jetë studenti i mjekësisë që studion online?/ Rakacolli: Nuk ka rëndësi se sa i merr mësimet por sa i përvetëson. Testet e shpejta në Shqipëri kanë ardhur në kohën e duhur 

Në një intervistë për "Report tv", se testet e shpejta nuk mund të përdoren në fillimiet e pandemisë pasi sipas saj, nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tampon, duke shtuar se këto të fundit  përdoren kur ka transmetim komunitar.
Featured image of article: Sa i aftë do të jetë studenti i mjekësisë që studion online?/ Rakacolli: Nuk ka rëndësi se sa i merr mësimet por sa i përvetëson. Testet e shpejta në Shqipëri kanë ardhur në kohën e duhur  Mira Rakacolli

TIRANË-  Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se testet e shpejta, nuk janë efektive në fillimet e pandemisë, duke shtuar se në vendin tonë kanë ardhur në kohë.

Në një intervistë për “Report tv”, se testet e shpejta nuk mund të përdoren në fillimiet e pandemisë pasi sipas saj, nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tampon, duke shtuar se këto të fundit  përdoren kur ka transmetim komunitar.

“Testet e shpejta e kanë efikasitetin në një situatë të caktuar epidemiologjike. Ato nuk mund të përdoren në fillim të pandemisë pasi nuk janë teste që zbulojë materialin gjenetik të virusit si tamponi, ata janë të rëndësishëm në këtë situatë epidemiologjike që jemi aktualisht ku kemi transmetim komunitar dhe japin informacionin siç duhet. Testet e shpejta kanë ardhur në momentin e duhur për situatën që po kalon Shqipëria. Ata janë të besueshëm dhe rezultative në kohën që bëhet brenda 5 ditëshit të parë të simptomave, nëse bëhet më vonë mund të jetësh pozitiv, por testi del negativ për disa arsye”, tha Rakacolli.

Ndërkohë në intervistë, e pyetur nëse një student mjekësie që mëson online është i aftë për të ruajtur dhe shpëtuar jetën e qytetarëve, Rakacolli ka thënë se nuk e rëndësishme se sa i merr njohuritë por se sa i përvetëson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Se si i merr mësimet nuk ka rëndësi, por rëndësi ka sa i përvetëson. Vendimi i shkollave dhe universitetet ka qenë një vendim shumë i debatuar. Vendimi për mësim online ishte tërësisht unanim”, tha ajo.

Që prej 2 nëntorit, të gjithë studentët e Univesiteteve të Shqipërisë, po zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë. Deri më tani nuk është dhënë asnjë njoftim se kur do të nis mësimi në auditore. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë së Covid-19 në Shqipëri kanë humbur jetën 1134 persona ndërsa 23 mijë e 456 janë të infektuar aktivë

(a.k.dosja.al)

Shto Koment